Si konservohet bishtaja?

02/07/2023

Bishtajat janë të pasura me proteina, karbohidrate, fibra, kalçium, hekur dhe fosfor. Bishtaja ka veti energjetike, veçanërisht nëse konsumohet së bashku me drithërat. 

Ruajtja e duhur e ushqimit ju ndihmon të mos e shpërdoroni atë, dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Si të ruajmë bishtaja në frigorifer:

Bishtajat mund të ruhen në frigorifer, në ndarjen e perimeve, për 3-4 ditë. 
Rekomandohet vendosja e tyre brenda qeseve të perimeve, të cilat falë mikrovrimave të frymëmarrjes eliminojnë lagështinë e tepërt dhe ruajnë freskinë e perimeve për më gjatë.




Si të ruajmë bishtaja në ngrirje:

Bishtajat mund të ngrihen të papërpunuara ose të gatuara. 
Është e nevojshme t'i lajmë mirë me ujë dhe me pak sodë buke, t'i presim majat me thikë dhe t'i thajmë mirë. Më pas i transferojmë me porcione të vogla nëpër qese ngrirjeje të thjeshta, ose qese hermetike.
 
Bishtajat e gatuara paraprakisht mund të ngrihen në enë hermetike me kapak, të cilat na lejojnë të shohim përmbajtjen nëse i zgjedhim transparente.
Pasi i kemi larë dhe prerë në copa, vazhdojmë me zbardhjen ose blanching. Këshillohet që të zbardhen bishtajat për të ruajtur cilësinë dhe ngjyrën e tyre. 

Blanching ose Zbardhja

-Vendosim një tenxhere me ujë të kripur të vlojë dhe zhysim bishtajat në ujin e vluar për 2-3 minuta. Ky proces ndihmon në bllokimin e veprimit të enzimave që mund të ndikojnë në strukturën dhe shijen e bishtajave gjatë ngrirjes.

-Ftohja e shpejtë: Pasi t'i kemi vluar bishtajat, i kullojmë menjëherë dhe i zhysim në një tas me ujë dhe akull për të ndaluar zierjen. Sigurohemi që bishtajat të jenë ftohur plotësisht përpara se t'i hapim në një peshqir për t'i tharë.

-Paketimi dhe ngrirja: Vendosni bishtajat e thata në qese ngrirëse ose në enë hermetike të projektuara për ngrirje. Heqim ajrin nga qeset ose kontenitorët sa më shumë që të jetë e mundur për të parandaluar akumulimin e ngricave dhe për të ruajtur sa më shumë vlera ushqyese. Etiketojmë qeset ose kontenitorët me datën e ngrirjes.