Si konservohet speci?

02/07/2023

Speci është i pasur me vitamina (A, B, P dhe në veçanti C), kripëra minerale dhe sheqerna, stimulon tretjen. 

Ruajtja e duhur e ushqimit ndihmon të mos e shpërdorojmë atë, dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Si të ruajmë specat më gjatë në frigorifer:

Specat mund të ruhen në frigorifer (të plota) për rreth një javë në ndarjen e perimeve, të mbyllura në një qese perimesh. Mikro-vrimat me frymëmarrje të qeses lejojnë ushqimin të ruhet i freskët për më gjatë. 

Të prera në shirita ose copa (për përgatitje të ndryshme) mund të ruhen për 2 ditë të mbyllura në enë hermetike me kapak.

Si të ruajmë specat më gjatë në ngrirje:

Lajmë mirë specat, i presim sipas dëshirës duke hequr farat dhe fijet e brendshme. Vazhdojmë me zbardhjen ose blanching. Ky proçes ruan më mirë strukturën, ngjyrën dhe aromën e specave gjatë ngrirjes. Procesi i zbardhjes ndihmon në uljen e aktivitetit të enzimave që mund të ndikojnë në cilësinë e specave të ngrirë.

-Vendosim një tenxhere me ujë të vlojë dhe zhysim specat në ujin e vluar për rreth 2-3 minuta. Ky proces ndihmon në ruajtjen e cilësisë së specave gjatë ngrirjes.

-Ftohja e shpejtë: Pas zbardhjes, kullojmë specat menjëherë duke i zhytur në një enë me ujë dhe akull. Sigurohemi që specat të jenë ftohur plotësisht përpara se të vazhdojmë me tharjen, duke i vendosur mbi një peshqir.

-Paketimi dhe ngrirja: Vendosim specat e thatë në qese ngrirëse ose në enë hermetike të përshtatshme për ngrirje. Heqim ajrin nga qeset ose kontejnerët sa më shumë që të jetë e mundur për të parandaluar akumulimin e ngricave dhe për të siguruar sa më shumë vlera ushqyese. Etiketojmë qeset ose kontinetorët me datën e ngrirjes.

Ngrirja e specit të pagatuar

Specat gjithsesi mund t'i ngrijmë edhe të pagatuara më parë, por mund të humbasin një pjesë të strukturës dhe intensitetit të ngjyrës me kalimin e kohës. Gjithashtu, pa këtë proçedurë, specat mund të bëhen të butë pas ngrirjes.

Nëse nuk dëshirojmë të bëjmë zbardhjen, thjesht mund t'i lajmë, copëtojmë dhe thajmë specat përpara se t'i ngrijmë. 
Sigurohemi që t'i paketojmë në qese ngrirëse ose enë hermetike për t'i mbrojtur nga djegia e ngrirësit dhe aromat e padëshiruara. 
Etiketojmë qeset ose kontenitorët me datën e ngrirjes dhe vendosim në ngrirës.

Në këtë rast, specat mund të zgjasin pak më shumë për t'u gatuar kur i përdorim më vonë në receta, pasi nuk janë gatuar paraprakisht.