Si konservohet domatja?

domatja e ngrire
03/07/2023

Domatja është e pasur me vitamina, acid citrik dhe karotenoide, lëkura e saj përmban likopen, që konsiderohet një agjent i shkëlqyer mbrojtës. 

Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë, dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Si të ruajmë domatet për më gjatë në frigorifer:

Domatet mund të ruhen në frigorifer, në ndarjen e perimeve, për 6-7 ditë. 
Rekomandohet të vendosen brenda qeseve të perimeve për frigorifer, të cilat falë mikrovrimave të frymëmarrjes eliminojnë lagështinë e tepërt dhe ruajnë freskinë e domateve për më gjatë.

Si të ruajmë domatet për më gjatë në ngrirje:

Domatet mund t'i ngrijmë të pagatuara ose në formë salce. 

Domatet mund të ruhen duke përdorur disa metoda në varësi të preferencave tona dhe planifikimit si kemi menduar t'i konsumojmë më vonë. 

Shohim më poshtë dy mënyra të zakonshme për të ruajtur domatet në ngrirës.
Domate të plota të ngrira:

-Lajmë domatet e freskëta dhe i thajmë butësisht.

-Heqim kërcellin dhe çdo pjesë të dëmtuar.

-Rradhisim të gjitha domatet në një tepsi ku kemi vendosur një letër furre, duke pasur kujdes që të mos mbivendosen.

-Tepsinë me domatet e vendosim në frigorifer dhe i ngrijmë për disa orë, derisa domatet të jenë të forta.

-Pasi të jenë forcuar, i transferojmë domatet e ngrira, në qese ngrirëse ose enë hermetike.
 Heqim sa më shumë ajër nga qesja me duar (për qeset e thjeshta të ngrirjes), ose me pompë manuale/elektrike (për qeset/kontenitorët hermetikë).

Etiketojmë me datën e ngrirjes dhe i vendosim në ngrirës.
Domate me copëza të ngrira:

-Vendosim një tenxhere me ujë të ziejë dhe përgatisim një enë me ujë të ftohtë dhe akull.

-Bëjmë një prerje të cekët tërthore në bazën e domateve.

-Zhysim domatet në ujë të vluar për rreth 1 minutë, më pas i transferojmë menjëherë në enë me ujë dhe akull për t'i ftohur shpejt.

-Pasi të jetë ftohur, heqim lëkurën nga domatet me thikë.

-Presim domatet në copa ose i grijmë për të marrë konsistencën e dëshiruar.

-I vendosim në qese ngrirëse ose në enë hermetike, duke lënë një boshllëk në krye për të lejuar zgjerimin e domateve të ngrira.

-Mbyllim qeset ose kontenitorët dhe etiketojmë me datën e ngrirjes.
Domatet e ngrira të plota apo në copëza, mund të përdoren më vonë për të pregatitur receta nga më të ndryshmet. Nëse do të përdoren për supë, rekomandohet të shtohen në tenxhere direkt të ngrira. Nëse do të përdoren për receta specifike, kërkohet domatja e shkrirë, ku duhet harruar t'i kalojmë paraprakisht tek fresku për t'i shkrirë dhe përdorur në momentin që do gatuajmë recetën.
Produktet e shkrira, nuk duhet kurrsesi t'i ri-ngrijmë!

Salcë domatesh për ngrirje

Për të përgatitur salcën e domates për ngrirje, mund të ndjekim këto hapa:

-Zgjidhim domate të pjekura dhe me cilësi të mirë. Domatet e gjata me tul janë ideale për të marrë një salcë të trashë dhe të shijshme.

-Lajmë domatet nën ujë të rrjedhshëm për të hequr çdo mbetje papastërtie, më pas heqim kërcellin dhe çdo pjesë të dëmtuar.

-Qërimi i domateve është(opsionale): Për një salcë më të butë dhe pa lëkurë, mund t'i qërojmë domatet përpara se t'i gatuajmë. Bëjmë një prerje të cekët tërthore në bazën e domateve, i zhysim në ujë të vluar për 30-60 sekonda dhe më pas i hedhim menjëherë në ujë të ftohtë. Lëkura do të qërohet lehtësisht.

-Prerja dhe heqja e farave: Presim domatet në copa dhe heqim farat duke përdorur një lugë. 

-Gatimi i salcës: Në një tenxhere të madhe, shtojmë domatet e prera në kubikë, shtojmë kripë çdo erëz ose barishte sipas dëshirës si psh hurdhë, qepë, borzilok, rigon ose barishte dhe erëza të tjera për të pasuruar shijen e salcës. Gatuhet në zjarr mesatar-të ulët, duke e përzier herë pas here, derisa domatet të jenë copëtuar dhe salca të ketë arritur konsistencën e dëshiruar.

-Salca e përgatitur duhet lënë të ftohet plotësisht në temperaturën e dhomës përpara se ta ngrijmë. Mund ta transferojmë në një tas të madh derisa të ftohet.

Pasi të jetë ftohur plotësisht, mund të ndiqen udhëzimet e ngrirjes së mësipërme, duke e ndarë në porcione dhe duke e paketuar në qese ose enë të mbyllura.