A duhen larë frutat dhe perimet përpara se t’i vendosim në frigorifer?

Larja e duhur e perimeve dhe frutave
04/07/2023

Kërkesat higjienike të diktuara nga pandemia na bënë të lajmë gjithçka që hyn në shtëpinë tonë, përfshirë frutat dhe perimet. Por a është e shëndetshme të lajmë frutat para se t'i vendosim në frigorifer?

Ekspertët sugjerojnë të mos i lajmë kurrë frutat dhe perimet e plota ndërkohë që i ruajmë në frigorifer: Kontakti me ujin çon në një rritje të lagështirës dhe favorizon rritjen e mykut dhe baktereve. 
Natyrisht, kjo bën që ushqimi të përkeqësohet më shpejt dhe mund të na detyrojë të hedhim fruta dhe perime të cilat, nëse ruhen siç duhet do të kishin një jetë më të gjatë.

Disa rregulla për t’i ruajtur siç duhet frutat dhe perimet në frigorifer:

- Frutat dhe perimet vendosen në enë ose në sirtarin e frutave, të ndara me film transparent ose enë hermetike (ruajtja e llojeve të ndryshme të frutave në të njëjtën enë shkakton përkeqësim më të shpejtë si psh mollë dhe banane nuk duhen vendosur bashkë)

- Duhet shmangur tejmbushja e sirtarit të frutave dhe sugjerohet blerja vetëm për frutat e nevojshme për t'u konsumuar brenda pak ditësh

- Frutat dhe perimet tashmë të prera, i mbulojmë me film transparent ose i vendosim në enë hermetike


- Pastrojmë rregullisht frigoriferin, minimumi 1 herë në javë



Sigurohemi të mbajmë gjithmonë frutat dhe perimet të ndara nga mishi, shpendët, peshku dhe ushqimet e tjera që janë gati për tu konsumuar, duke siguruar temperaturën prej 4°C ose më të ulët:
Mishi dhe peshku:
Të ndara nga ushqimet e tjera, duhet të vendosen në ndarjen më të ftohtë dhe duhet të sigurohemi që të mos rrjedhin lëngje. 
Produktet e qumështit, vezët
dhe ushqimet e tjera që duhet të ruhen në frigorifer pas hapjes, duhet të vendosen në një temperaturë të ndërmjetme
Djathrat:
duhet të ruhen në enë të mbyllura ose në paketimin e tyre origjinal
Për të shmangur rrezikun e pranisë së viruseve dhe baktereve në sipërfaqen e perimeve dhe frutave, para konsumimit frutat dhe perimet duhen larë sa më mirë. 

Një alternativë mund të jetë, duke shtuar bikarbonat ose sodë buke në një enë me ujë: disa studime mbi bikarbonatin kanë treguar efektivitetin e tij në largimin jo vetëm të baktereve, por edhe mbetje pesticidesh si në sipërfaqe ashtu edhe nën lëkurë të frutave.