Vaj ulliri extra i virgjër

vaj ulliri extra i virgjer dhe ndikimi i tij ne shendetin tone
16/07/2023

Vaj ulliri ekstra i virgjër është një burim i yndyrave të pangopura, polifenoleve dhe vitaminës E. Është ingredienti kryesor i një diete të shëndetshme. Midis tetorit dhe nëntorit, frutat e pemës së ullirit mblidhen dhe transferohen në mulli, ku fillon shtypja e vajit të ullirit ekstra të virgjër. Qëllimi është të mbrohet përbërja e frutave të freskëta dhe të ruhen të gjitha përfitimet e karakteristikat unike të vajit të ullirit.

Vaj ulliri extra i virgjër dhe aspektet ushqyese

Aspektet ushqyese të vajit të ullirit ekstra të virgjër:

Vaji i ullirit ekstra i virgjër përbëhet nga rreth 70% acide yndyrore të pangopura (monounsaturated fats), ndër të cilat acidi oleik është kryesori. Acidi oleik është një acid yndyror i pangopur Omega-9, që gjendet në burime të ndryshme shtazore dhe bimore. 
Ndërkohë tek vaji i ullirit extra i virgjër, prezenca e acideve yndyrore të ngopura është e kufizuar.

Efektet e tij në shëndet duhet t'i atribuohen edhe polifenoleve dhe vitaminës E. Pesë lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër, mbulojnë pothuajse të gjithë kërkesën ditore për këto nutrientë. Termi polifenole i referohet një grupi të gjerë substancash organike natyrore. Polifenolet më të zakonshme në natyrë janë flavonoidet, taninet, linjinat, antrakinonet dhe melaninat. Polifenolet prodhohen nga bimët, bakteret, kërpudhat dhe kafshët dhe kanë një rëndësi parësore në të ushqyerit dhe në fushën farmakologjike.

Oleokantali i vajit të ullirit extra të virgjër dhe ibuprofeni

Mes polifenoleve, vëmendje meriton oleokantali, përbërësi përgjegjës për ndjesinë si shpimi i gjilpërave në fyt, që perceptohet gjatë shijimit të vajit të freskët të ullirit ekstra të virgjër. 
Disa studime kanë vërtetuar se ky përbërës vepron në të njëjtat molekula si ibuprofeni, përbërësi aktiv i disa anti-inflamatorëve. Pas zbulimit dhe identifikimit të tij, oleokantali është raportuar të shfaqë mënyra të ndryshme veprimi në reduktimin e sëmundjeve inflamatore, duke përfshirë sëmundjen degjenerative të kyçeve, sëmundjen neuro-degjenerative etj. 
Prandaj, supozohet se konsumi afatgjatë i vajit të ullirit extra të virgjër, mund të kontribuojë në përfitimet shëndetësore të lidhura me modelin e dietës mesdhetare. 

Vaj ulliri extra i virgjër dhe Përfitimet shëndetësore nga konsumi i rregullt

Përfitimet e konsumimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të shumta. Është vërtetuar nga studime të shumta të shtrira në kohë, roli i konsumimit të rregullt të vajit të ullirit ekstra të virgjër në kontrollin e mbipeshës, në parandalimin e diabetit dhe në promovimin e shëndetit kardiovaskular.
Ndërkohë, është ende duke u hetuar ndikimit i vajit të ullirit ekstra të virgjër në parandalimin e sëmundjeve onkologjike.

Sugjerim

Për të përfituar nga të gjitha këto efekte shëndetësore, rekomandohet konsumimi i vajit të pagatuar. Temperaturat e larta degradojnë përbërjet e çmuara të vajit të ullirit ekstra të virgjër. Për këtë arsye rekomandohet që të shtohet mundësisht pas gatimit.