Gorgonzola dhe ruajtja në frigorifer
20/07/2023
Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira, që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
Gorgonzola dhe ruajtja në frigorifer
Gorgonzola mund të ruhet në frigorifer në katet e sipërme ku temperatura është më e lartë. Për të ruajtur shijen dhe për të parandaluar tharjen e tij, rekomandohet ruajtja e djathit në enë hermetike me kapak. Përndryshe mund të përdoret letër alumini, e cila krijon një barrierë 100%. Mbështjellja e gorgonzolës me letër alumini mbron djathin nga tharja, shmang transmetimin e aromave brenda frigoriferit dhe kontaminimin e kryqëzuar. Ditët e sugjeruara të ruajtjes janë nga 5 deri në 7 ditë.
Gorgonzola dhe ruajtja në ngrirje
Djathërat me erëza si Gorgonzola, nuk mund të vendosen në ngrirje. Shkrirja e mëvonshme do të ndryshonte strukturën e tyre dhe karakteristikat e shijes dhe nuhatjes do të tjetërsoheshin.