Aragosta dhe ruajta e duhur

Ruajtja e duhur e aragostes na ndihmon te mos e shpërdorojme atë, t'i ruajme freskine dhe vlerat ushqyese per me gjate.
20/07/2023

Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur, ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Aragosta dhe ruajtja në frigorifer

Aragosta mund të ruhet në frigorifer në katet ku temperatura është më e ulët.

Këshillohet mbështjellja me letër alumini me teksturë të stampuar, e cila është edhe më rezistente dhe është ideale edhe për ushqimet me konture të çrregullta. 

Në mungesë të letrës së aluminit, mund të përdoren qeset e ngrirjes pasi janë më të trasha se qeset frigoriferike ofrojnë mbrojtje maksimale për ushqimet e ndjeshme si aragostat.
Falë efektit pengues të paketimit të përshtatshëm, do të shmanget ndotja e aromave dhe kontaminimi i kryqëzuar në frigorifer.


Aragosta e ruajtur në frigorifer këshillohet të konsumohet brenda 1 dite.


Aragosta dhe ruajtja e përshtatshme në ngrirje

Aragosta nëse është shumë e freskët, mund të konservohet në ngrirje.
Përpara se ta vendosim në ngrirje është e rëndësishme:

1. Ta pastrojmë mirë me ujë të ftohtë dhe kripë dhe ta thajme që të jetë gati per tu gatuar.

2. Ta paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi e mbron ushqimin nga humbja e lagështirës, ​​duke penguar tharjen e tij. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen.

3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim.

Rekomandohet vendosja në qeset e ngrirjes, të cilat falë shtresave me efekt pengues shmangim transmetimin e aromave gjatë proçesit të ngrirjes.
Gjithashtu mund të përdoren enë hermetike me kapak. 

Aragosta e ruajtur në ngrirje, këshillohet të konsumohet brenda 3/4 muajve.