Karkalecat dhe ruajtja e duhur

Ruajtja e duhur e karkalecave na ndihmon te mos i shpërdorojme ato, t'i ruajme freskine dhe vlerat ushqyese per me gjate.
20/07/2023

Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur, ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Karkalecat dhe ruajtja e duhur në frigorifer

Karkalecat mund të ruhen në frigorifer në katet ku temperatura është më e ulët.

Këshillohet ruajtja e tyre në qeset me zip. Sistemi i tyre praktik lejon që çanta të hapet dhe mbyllet lehtësisht, duke garantuar mbyllje hermetike dhe përdorim të përsëritur. 

Në këtë mënyrë mund të përdorim vetëm sasinë e ushqimit që na nevojitet. 

Në mungesë, mund të përdoren enë hermetike me kapak.

Këshillohet konsumimi i karkalecve të ruajtura në frigorifer brenda 1 dite.



Karkalecat dhe ruajtja e tyre në ngrirje

Nëse janë shumë të freskëta, karkalecat mund të ruhen në ngrirje.
Përpara se t'i vendosim në ngrirje është e rëndësishme:

1. T'i pastrojmë mirë me ujë të ftohtë dhe kripë dhe t'i thajme që të jenë gati per tu gatuar.

2. T'i paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi i mbron nga humbja e lagështirës, ​​duke penguar tharjen e tyre. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen.

3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim.

Rekomandohet vendosja në qeset e ngrirjes, të cilat falë shtresave me efekt pengues shmangim transmetimin e aromave gjatë proçesit të ngrirjes.
Gjithashtu mund të përdoren enë hermetike me kapak. 

Karkalecat e ruajtur në ngrirje, këshillohet të konsumohen brenda 3/4 muajve.