Gaforret dhe ruajtja e duhur
21/07/2023
Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur, ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
Gaforret dhe ruajtja e duhur në frigorifer
Gaforret mund të ruhen në frigorifer në katet ku temperatura është më e ulët. Këshillohet ruajtja e tyre në qeset me zip. Sistemi i tyre praktik lejon që çanta të hapet dhe mbyllet lehtësisht, duke garantuar mbyllje hermetike dhe përdorim të përsëritur. Në këtë mënyrë mund të përdorim vetëm sasinë e gaforreve që na nevojitet. Në mungesë, mund të përdoren enë hermetike me kapak. Këshillohet konsumimi i gaforreve të ruajtura në frigorifer brenda 1 dite.
Gaforret dhe ruajtja e duhur në ngrirje
Nëse janë shumë të freskëta, gaforret mund të ruhen në ngrirje. Përpara se t'i vendosim në ngrirje është e rëndësishme: 1. T'i pastrojmë mirë me ujë të ftohtë dhe kripë dhe t'i thajme që të jenë gati per tu gatuar. 2. T'i paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi i mbron nga humbja e lagështirës, duke penguar tharjen e tyre. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen. 3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim. Rekomandohet vendosja në qeset e ngrirjes, të cilat falë shtresave me efekt pengues shmangim transmetimin e aromave gjatë proçesit të ngrirjes. Gjithashtu mund të përdoren enë hermetike me kapak. Gaforret e ruajtura në ngrirje, këshillohet të konsumohen brenda 3/4 muajve.