Skampi dhe ruajtja e duhur
21/07/2023
Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur, ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
Skampi dhe ruajtja e duhur në frigorifer
Skampi mund të ruhet në frigorifer në katet ku temperatura është më e ulët. Këshillohet ruajtja e tij në qeset me zip. Sistemi i tyre praktik lejon që çanta të hapet dhe mbyllet lehtësisht, duke garantuar mbyllje hermetike dhe përdorim të përsëritur. Në këtë mënyrë mund të përdorim vetëm sasinë e skampit që na nevojitet. Në mungesë, mund të përdoren enë hermetike me kapak. Këshillohet konsumimi i skampit të ruajtur në frigorifer brenda 1 dite.
Skampi dhe ruajtja e duhur në ngrirje
Nëse është shumë i freskët, skampi mund të ruhet në ngrirje. Përpara se ta vendosim në ngrirje është e rëndësishme: 1. Ta pastrojmë mirë me ujë të ftohtë dhe kripë dhe ta thajme që të jetë gati per tu gatuar. 2. Ta paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi e mbron nga humbja e lagështirës, duke penguar tharjen e tij. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen. 3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim. Rekomandohet vendosja në qeset e ngrirjes, të cilat falë shtresave me efekt pengues shmangim transmetimin e aromave gjatë proçesit të ngrirjes. Gjithashtu mund të përdoren enë hermetike me kapak. Skampi i ruajtur në ngrirje, këshillohet të konsumohet brenda 3/4 muajve.