Merluc dhe ruajtja e duhur
21/07/2023
Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë, dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
Merluc dhe ruajtja në frigorifer
Merluci mund të ruhet në frigorifer në katet ku temperatura është më e ulët. Para vendosjes në frigorifer, këshillohet larja me ujë të bollshëm dhe tharja mirë. Këshillohet ruajtja e merlucit në çantat me sistem të mbylljes me rrëshqitës, i cili lejon që çanta të hapet dhe mbyllet lehtësisht, duke garantuar mbyllje hermetike dhe përdorim të përsëritur. Në këtë mënyrë mund të përdoret vetëm sasia e ushqimit që nevojitet. Në rast mungese, merluci mund të mbështillen me letër alumini. Falë efektit pengues, do të shmanget ndotja e aromave në frigorifer dhe kontaminimi i kryqëzuar. Merluci i ruajtur në këto kushte, këshillohet të konsumohet brenda 1 ose 2 ditëve.
Merluc dhe ruajtja në ngrirje
Nëse është shumë i freskët, merluci mund të ruhet në ngrirje. Përpara se ta vendosim në ngrirje është e rëndësishme: 1. Ta pastrojmë mirë me ujë të ftohtë dhe kripë dhe ta thajme që të jetë gati per tu gatuar. 2. Ta paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi e mbron nga humbja e lagështirës, duke penguar tharjen e tij. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen. 3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim. Rekomandohet vendosja në qeset e ngrirjes, të cilat falë shtresave me efekt pengues shmangim transmetimin e aromave gjatë proçesit të ngrirjes. Gjithashtu mund të përdoren enë hermetike me kapak. Merluci i ruajtur në ngrirje, këshillohet të konsumohet brenda 2/3 muajve.