Salcat e gatshme: cilen te zgjedhim?

salcat e gatshme
23/02/2024

Salcat e gatshme janë një zgjedhje e shpejtë dhe praktike në kuzhinë. Në këtë artikull gjejmë të përmbledhura disa karakteristika ku duhet të bazohemi gjatë përzgjedhjes së një salce, që jo vetëm i përshtatet më së miri shijeve tona, por të konsiderojme edhe vlerat ushqyese.

Llojet e salcave

Nga domatja klasike dhe borziloku deri tek amatriciana, ragu dhe pesto, këto salca janë të disponueshme si të freskëta, ashtu edhe në temperaturën e ambientit në supermarkete. Salcat e gatshme janë një kursim i madh i kohës në kuzhinë, nëse sigurohemi të bëjme zgjedhjen e duhur duke u fokusuar tek përbërësit e salcës, informacionin ushqyes dhe udhëzimet e gatimit.

Lexojmë listën e përbërësve

Yndyrnat: preferojme gjithmonë vajin e ullirit ekstra të virgjër. Nëse nuk është i disponueshëm ose i përzier me yndyrna të tjera, vaji i lulediellit është një opsion më i mirë se margarina.

Nëse receta e salcës përmban djathë (si tek pesto), është më mirë nëse Parmigiano Reggiano, Grana Padano ose Pecorino Romano DOP janë renditur sipas perqindjes, në vend të një etiketimi gjenerik "djathë i grirë".

Vëmëndje përbërësit shtesë. Në varësi të salcës, mund të përmbajë patate ose niseshte të llojeve te tjera, ekstrakte majaje të përdorura për të shtuar aromë dhe shije, proteina qumështi (nëse qumeshti nuk është i listuar në recetë) etj.

Cilësia e lëndëve ushqyese

Cilësia ushqyese e salcave mund të ndryshojë shumë në varësi të llojit të salcës dhe përbërësve të saj.

Salcat pesto përmbajnë mesatarisht 151 kcal për racion, me 15 gram yndyrë dhe 0,8 gram kripë. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se shumë salca pesto përmbajnë një përzierje vajrash, duke përfshirë vaj luledielli apo edhe gjalpë dhe margarinë, të cilat nuk rekomandohen nga ana ushqyese.

Salcat me bazë domate kanë me pak kalori, me një mesatare prej 61 kcal për racion, dhe vetëm 3 gram yndyrë dhe 0,4 gram kripë. Shumë nga këto salca përmbajnë pak përbërës dhe disa janë pa vajra të shtuara, duke na lejuar të shtojmë sasinë e preferuar të vajit.

Salcat Ragù përmbajnë mesatarisht 114 kcal për racion, me 7.2 gram yndyrë dhe 2.3 gram kripë, me përqindje të ndryshme të përmbajtjes së mishit, që variojnë nga 16% në 65%.

Salcat e tjera të makaronave, të tilla si salcat me bazë ulliri, perime dhe salcat amatriciana, përmbajnë mesatarisht kalori prej 102 kcal për racion, me 7 gram yndyrë dhe 1,5 gram kripë. Konsiderojmë me kujdes listën e përbërësve, pasi disa salca me bazë perimesh përmbajnë vetëm përbërësit bazë si qepë, karrotë, selino. Disa salca me bazë ulliri kanë përqindje të ndryshme të ullinjve, që variojnë nga 7% në 16% dhe disa salca të amatriciana mund të përmbajnë spec të kuq.

Si i zgjedhim salcat më të mira të gatshme artizanale?

Edhe tek salcat e gatshme artizanale, duhet marrë parasysh cilësia e përbërësve, procesi i prodhimit dhe reputacionin e prodhuesit. Kërkojmë salca të bëra me përbërës të freskët, të plotë dhe të prodhuara në porcione të vogla.

Si duhet të përdoren siç duhet salcat e gatshme në gatim?

Salcat e gatshme mund të jenë një shtesë e përshtatshme për shumë pjata, por duhet t'i trajtojmë ato siç duhet për të siguruar rezultatet më të mira, duke i ngrohur dhe shmangur gatimin e tepërt. Këahtu parandalojmë që ato të bëhen shumë të trasha ose të humbasin shijen e tyre.