Friteze me ajer, e nevojshme ne kuzhine?

friteze me ajer
09/08/2024

Friteza e ajrit ështe një nga pajisjet e kuzhines më të perdorura vitet e fundit. Nuk është gjithmonë e lehtë të zgjedhim frigatricen e ajrit që i përshtatet më së miri nevojave tona, pasi tregu ofron një larmishmëri opsionesh.

Fillimisht duhet pasur parasysh se friteza e ajrit nuk skuq, por duhet menduar si një mini furrë. Me të mund të gatuajmë pothuajse çdo gjë sikur ta kemi gatuar në furrë, por në më pak kohë. I vetmi ushqim që “skuq” është ai që tashmë është i skuqur, si p.sh patatet e skuqura qe gjejme tek sektori i te ngrirave nëpër markete.

Gjejmë më poshtë disa vecori, që duhen pasur parasysh për të zgjedhur fritezën që na përshtatet më shumë.

Cilesitë e një friteze praktike

Kapaciteti
Gjëja e parë që duhet marrë parasysh është kapaciteti i fritezëz. Nëse jemi një familje e madhe, do t'na duhet të zgjedhim një fritezë me kapacitet të madh, në mënyrë që të gatuajmë ushqim të mjaftueshëm për të gjithë.

Këtu është një tabelë që tregon kapacitetin e rekomanduar për fërgesat me ajër bazuar në numrin e familjareve:
Numri i personave:
1-2
3-4
5+
Kapaciteti ne litra
2-3
4-5
6+
Fuqia
Në përgjithësi mund të themi se fuqia e fritezes së ajrit është relativisht e rëndësishme: duke qenë shumë e vogël në krahasim me furrën tradicionale, koha e ngrohjes është shumë e shpejtë.

Friteza me ajër ka konsum energjie të ngjashme me atë të furrës tradicionale, por ka kohë më të shkurter, falë dimensioneve të saj shumë më të vogla.

Në përgjithësi arrin 200°: ka edhe disa modele më të fuqishme, por pergjithesisht nuk ka nevojë të tejkalohet kjo temperaturë për të gatuar ushqim të shëndetshëm dhe të lehtë.


Rregullimi i temperaturës
Aftësia për të rregulluar temperaturën është një aspekt themelor. Shumica e frigatriceve na lejojnë të vendosim temperaturën midis 80 dhe 200 °C. Por ka edhe modele me një temperaturë të vetme të vendosur në 200°, gjë që na kufizon gjate gatimit.



Programet e paracaktuara
Shumë friteza me ajër kanë programe gatimi të paracaktuara: për shembull patate të skuqura, pica, muffins. Ky funksion nuk është thelbësor, por mund të jetë i dobishem për fillestarët në kuzhinë.
Pastrim i lehtë
Ky aspekt është themelor. Në përgjithësi fritezat janë shume të thjeshta për t'u pastruar. Shumica e fritezave me ajër kanë një shportë dhe raft të lëvizshëm, të cilat mund të lahen edhe në lavastovilje.

Mund të jetë pak më e ndërlikuar larja e frigatriceve që kanë dy kosha, sepse zënë më shumë hapësirë ​​në pjatalarëse me derë dhe ndarja e brendshme nuk hiqet, duhet të lahet si furra.


Disavantazhet e fritezës së ajrit

Konsum i lartë
Ulja e konsumit të vajit per skuqje, nuk shkon paralelisht me konsumin e energjisë, i cili zakonisht është relativisht i lartë. Megjithatë, prodhuesit më të mirë si Philip, zhvillojnë modele gjithnjë e më të avancuara që priren të optimizojnë konsumin e energjisë.

Rezultate të dobëta me disa lloje pergatitjesh
- Mund të thuhet se friteza me ajër nuk është e përshtatshme për përgatitjen e brumrave. Efekti do të ishte shumë i ndryshëm nga korja krokante me të cilën na ka mësuar skuqja normale. Në tigan korja formohet si pasojë e reagimit të krijuar midis brumit dhe vajit të nxehtë. Në fritezen e ajrit brumi i lëngshëm do të rrëshqiste nga ushqimi dhe do të spërkatej kudo. Nje zgjidhje do të ishte që të gatuajmë vetëm receta ku brumin mund ta lyejmë sipër me bukën e grirë.

- Gjithashtu nuk mund të gatuajmë në fritezë pjatat e lëngshme ose përbërës që shkrihen si djathërat, salcat, supat.

- Një rosto ose një pulë e plotë janë ndër shembujt e ushqimeve të mëdha që më mirë të mos vendosen në një friteze me ajër. Arsyeja është se do të rrezikonim të digjnim pjesën e jashtme, duke e lënë të papërpunuar pjesën e brendshme. Në këtë rast, mjafton t'i ndajmë në copa të vogla, në mënyrë që gatimi të jetë i njëtrajtshëm dhe akoma më i shpejtë.

-Për ushqimet shume të lehta, më e mira është që copat e ndryshme të bashkohen me një kruese dhëmbësh, në mënyrë që të peshojnë më shumë dhe të mos lëvizin.