Si konservohet banania?
10/06/2023
Banania është një burim i rëndësishëm i vitaminave, fibrave dhe kripërave minerale. Frutat rekomandohen për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ruajtja e duhur e ushqimit ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
Ruajtja e duhur e bananes në frigorifer
Bananet mund të ruhen në frigorifer në ndarjen e frutave për 15 ditë. Këshillohet që ato të vendosen brenda qeseve me vrimëza të vogla apo paketime kartoni, të cilat eliminojnë lagështinë e tepërt dhe ruajnë freskinë e frutave për më gjatë. Nëse janë qëruar tashmë, rekomandohet prerja e bananeve në copa të vogla, spërkatja me lëng limoni ose ananasi dhe transferimi në një enë hermetike. Mbyllet me kapak special dhe konsumohen për 1-2 ditë.
Ruajtja e duhur e bananes në ngrirje
Nëse kemi një sasi të madhe me banane, mund t'i ruajmë ato në ngrirje. Fillimisht duhet qëruar, priten në feta dhe i shtrojmë në një tabaka, në mënyrë që të mos ngjiten me njëra-tjetrën. I vendosim në ngrirje derisa të forcohen dhe më pas i transerfojmë në një qese të posaçme për ngrirje. Konsumohen mundësisht brenda 6 muajsh.