Si konservohet brokoli?

Brokoli i fresket
10/06/2023

Tek brokoli konsumohen jo vetëm lulet apo boçet e tij, por edhe kërcelli dhe gjethet më të buta. 
Është i pasur me fibra, kalium, provitaminë A, vitaminë C dhe K, si dhe me përbërës të veçantë aktivë, të cilat kanë efekte mbrojtëse në bronke dhe mushkëri.

Si të ruajmë më mirë brokoli në frigorifer:

Brokoli mund të ruhet në frigorifer, në ndarjen e perimeve, për 3 ditë. Rekomandohet vendosja brenda qeseve pë ruajtje në frigorifer, të cilat falë mikrovrimave të frymëmarrjes eliminojnë lagështinë e tepërt dhe ruajnë freskinë e perimeve për më gjatë. 
Këshillohet larja e brokolit, vetëm para konsumimit.


Si të ruajmë më mirë brokoli në ngrirje:

Brokoli mund të ngrihet vetëm i gatuar.

Pastrohet duke i hequr gjethet dhe duke i ndarë lulet. 
E lajmë nën ujë të rrjedhshëm, e vendosim të ziejë me avull për 5 minuta dhe menjëhere e kalojmë në një enë me uje të ftohtë. 
Pasi sigurohemi që janë ftohur, u hiqet uji i tepërt dhe i lemë të thahen. 
Vendosim brokolit në enë hermetike me kapak të cilat janë të përshtatshme edhe për gatim në mikrovalë. Mund të ruhen edhe në qese për ngrirje.
Vendoim etiketën me datën e paketimit dhe mundësisht të konsumohen brenda 6-8 muajsh.