Si konservohet fiku?
11/06/2023
Fiqtë janë një burim i rëndësishëm i vitaminave, fibrave dhe kripërave minerale. Frutat rekomandohen për një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar. Ruajtja e duhur e ushqimit ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
Si të ruajmë fiqtë për më gjatë në frigorifer:
Për të ruajtur fiqtë në frigorifer, fillimisht i pastrojmë me ujë të bollshëm e të ftohtë. I thajmë me delikatesë dhe i vendosim në mbajtëse që mbyllen hermetikisht. Sigurohemi që ena e ruajtjes të jetë tërësisht e pastër dhe e thatë për të parandaluar rritjen e mikroorganizmave. Kujdes shtesë: Nëse fiku është shumë i pjekur, mund të jenë të pranishme insekte të vogla. Kontrollojmë fikun me kujdes përpara se të vendoset në frigorifer dhe largojmë pjesët e papërshtatshme.
Si të ruajmë fiqtë në ngrirje:
Ngrirja e fikut është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ruajtur freskinë dhe shijen e tij. Fillimisht sigurohemi të zgjedhim fiq të shëndetshëm dhe të fortë. I pastrojmë mirë me ujë të ftohtë dhe presim të thahen. Presim fiqtë në copa të vogla, feta ose forma të tjera të preferuara. Shtrojmë copat e fikut në një tepsi sipër një letre furre për të shmangur ngjitjen e copave. Vendosim tepsinë tek ngrirësi për disa orë, derisa copat e fikut të jenë të forta dhe të ngurta në prekje. Pasi copat e fikut të jenë plotësisht të ngrira, i vendosim në kontenitorë me mbyllje hermetike. Sigurohemi që ena të jetë e mbyllur mirë, për të parandaluar hyrjen e ajrit dhe humbjen e aromës. Shënojmë datën e ngrirjes dhe sigurohemi t'i konsumojmë brënda 4-6 muajve. Fiku i ngrirë mund të përdoret në receta të ndryshme, duke përfshirë smoothie, djathë me fik, ëmbëlsira etj. Ngrirja e fikut është një mënyrë për të pasur këtë frut të gatshëm për përdorim në çdo kohë të vitit.