A i ruajnë perimet e ngrira vetitë e tyre ushqyese?

perimet e ngrira vetite ushqyese
26/06/2023

Ngrirja e perimeve dhe bishtajoreve lejon ruajtjen e shumicës së substancave të dobishme që përmbahen në to. Për këtë arsye zgjedhja e tyre përfaqëson një zgjidhje të shkëlqyer, sidomos kur jemi me nxitim dhe nuk do të kishim mundësinë të pastrojmë dhe gatuajmë perime të freskëta, të cilat në çdo rast mbeten zgjedhja e preferuar.

Mitet dhe të vërtetat rreth produkteve të ngrira

Temperaturat e ulëta ngadalësojnë shumë aktivitetin e enzimave dhe bllokojnë atë të baktereve, të cilat në temperaturën e dhomës e pushtojnë ushqimin. Prandaj, ngrirja mund të konsiderohet si teknologjia më e mirë e ruajtjes nga pikëpamja higjienike dhe ushqyese.

Sidoqoftë, duhet të merren parasysh dy aspekte:

-Para së gjithash, ushqimi i ngrirë mund të konsiderohet i sigurtë vetëm nëse zinxhiri i ftohtë është ruajtur gjatë gjithë jetës së produktit. 

Ka rregulla strikte që rregullojnë këtë aspekt. Kjo është arsyeja pse nuk rekomandohet të ringrijmë ushqimin e sapo shkrirë.

-Për më tepër, një produkt i ngrirë nuk duhet të konsiderohet "i pavdekshëm" dhe për këtë arsye të ruhet në frigoriferin e shtëpisë për muaj dhe muaj.

Perimet dhe bishtajoret e ngrira janë një zgjedhje e vlefshme kur koha është e shkurtër.
Të gjitha perimet ruajnë potencialin e tyre të dobishëm në 100%, vetëm nëse kanë qëne vërtet të freskëta kur janë përzgjedhur për ngrirje. 

- Megjithatë në ditët e ngarkuara dhe plot angazhime, të gjesh kohën për furnizimet e përditshme në tregjet e fermerëve zero kilometra, pastrimin dhe gatimin e perimeve, nuk është gjithmonë e lehtë. 

- Në shumicën e rasteve, ne përfundojmë duke mos i konsumuar fare. Pikërisht nga ky këndvështrim ushqimet e ngrira bëhen një burim i madh, sepse ruajnë një pjesë të mirë të vetive të tyre dhe përgjysmojnë kohën e përgatitjes.

-Procesi i ngrirjes përfshin formimin e shpejtë të kristaleve të akullit, shumë të vegjël, të tillë që të mos shkaktojnë lezione të mëdha brenda qelizave bimore. Në këtë mënyrë ruhet përmbajtja e fibrave dhe mineraleve.

Po lidhur me vitaminat, si ndryshon diskutimi rreth ngrirjes?

Kur bëhet fjalë për vitaminat, çështja e ngrirjes është pak më delikate. 

Është e ditur se te perimet me gjethe jeshile si spinaqi, ngrirja ul në mënyrë drastike përmbajtjen e folatit (termi folat i referohet vitaminës në formën e saj natyrale që gjendet në ushqime). 

Nga ana tjetër, perimet me gjethe jeshile janë shumë të pasura me vitaminën K, e cila është e rëndësishme për koagulimin e gjakut. Gjatë proçesit të ngrirjes, duket se kjo vitaminë nuk dëmtohet.

Tek brokoli dhe lakra, studiuesit kanë vënë re një rënie në sasinë e përbërësve dhe vetive antikancerogjene te të cilat po studiohen. Problemi tek këto perime nuk është ngrirja, por proçesi i blanching (zierja për 1 miutë në ujë të vluar dhe pastak direkt kalimi në një enë me ujë dhe akull. Ndryshe njihet me termin "zbardhja".

Së fundmi, për sa i përket bishtajoreve të ngrira (fasule, bizele, qiqra, thjerrëza, soje etj) duket se ruajnë karakteristika ushqyese shumë të ngjashme me ato të freskëta, veçanërisht bizelet dhe fasulet, edhe nëse shija mund të mos jetë e njëjtë.