Mirë se vini në “Conserve & Eat”

“Conserve and Eat” është konceptuar prej dëshirës dhe domosdoshmërisë për të lexuar dy fjali, të bazuara në burime te besueshme dhe të pa deformuara, me pafund fjalë që përsërisin vetveten.

Siç e sugjeron dhe emri, “Konservo dhe Ushqehu” ka fokus krijimin e një platforme informacionesh, idesh, teknikash, mënyrash dhe njohurish rreth konservimit në shtëpi dhe impaktit qe ka ushqimi i mirë dhe i sigurtë në shëndetin tonë.

Konservimi është një teknikë e lashtë e ruajtjes së ushqimit, turshitë e gjysheve apo kumbullat e thara, kanë qenë pjesë e pandashme e tryezave tona. Synimi i këtij blogu është ri-ngjallja e dëshirës apo marrja e iniciativës, për të konservuar vetë ushqimin tonë, për aq sa është e mundur.  Të mësojmë të ruajmë siç duhet blerjet tona të çdo dite, me qëllim rritjen e jetegjatesisë së tyre dhe minimizimin e mbetjeve ushqimore. Të ndërgjegjësohemi dhe të kuptojmë sa shumë e rendesishme është siguria ushqimore në shëndetin tonë: sidomos në shëndetin e të vegjëlve tanë! Të dimë të bëjmë zgjedhjet e duhura dhe jo blerje impulsive. Të angazhohemi në planifikimin e vakteve tona, për një stil jetese më të qëndrueshme dhe për kursimin e kohës së shpenzuar çdo ditë në kuzhinë.

Mbi të gjitha, të fuqizohemi me njohuri me qëllim balancimin e informacioneve me te cilat bombardohemi çdo moment, në dobi të të mirës sonë të përgjithshme!

 

Jo gjithçka që mbartim nga e shkuara, është ende e vlefshme.

 Jo çdo “trend” i ditëve të sotme është i vlefshëm/ i dobishëm për t’u ndjekur.

 

Së bashku, ne mund të kemi një ndikim pozitiv në familjet dhe mirëqenien tonë të përgjithshme. 

Eksploroni faqen tonë dhe na lejoni t’ju frymëzojmë për të krijuar një përvojë më të mirë të ushqyerjes së shëndetshme për veten dhe të dashurit tuaj.

 

 

Këtu flitet për:

 

Burimet kryesore:

OBSH – World Health Organization

FDA – Food and Drug Administration

The knights of Safety Academy

Istituto Superiore Di Sanitá

 

 
 

 

“Conserve and Eat” – Burimi juaj i besuar për ruajtjen, konservimin dhe sigurinë ushqimore!

error: Butoni “Copy” është i çaktivizuar.