Bizelet

30/06/2023

Pranvera është stina e bizeles, një bishtajore perfekte për shumë përgatitje: për t'u shijuar e freskët (sapo e hequr nga bishtaja) nga prilli në korrik, por edhe e konservuar (e zier, e thatë, e ngrirë) gjatë gjithë vitit.

Nëse blejmë bizele të freskëta, sigurohemi që bishtajat të jenë krokante dhe të çahen kur i shtypim.

Bizelet dhe vlerat ushqyese

Bizelet janë ushqyese, energjike dhe të pasura me proteina bimore, ato ofrojnë fibra të dobishme për funksionimin e zorrëve. 
Përveç kësaj, ato nuk janë shumë kalorike (sigurojnë rreth 70 kalori për 100 gram).
Bizelet janë burim fibrash, mineralesh dhe vitaminash (vitamina K). Një pjatë e vetme me makarona integrale dhe bizele siguron rreth 12,5 gram fibra, duke mbuluar gjysmën e sasisë së rekomanduar ditore. Ndër vitaminat spikat vitamina K dhe janë të pasura me folate. 

Ashtu si të gjitha bishtajoret nuk duhet konsideruar si pjatë e dytë, prandaj me kombinimin klasik të bizeleve me mishi, do të kemi një tepricë proteinash të panevojshëm. 

Bizelet janë një burim i plotë proteinash dhe për të plotësuar profilin e tyre të aminoacideve është e saktë t'i shoqërojmë me drithëra, të cilave u mungojnë aminoacidet thelbësore me të cilat janë të pasura bishtajoret dhe anasjelltas.
 

Receta të shpejta me bizele

Ingredientët

  • 500 gram patate/ 4 kokrra
    150 gram bizele
    1 qepë
    20 gram niseshte misri
    40 gram miell orizi
    2 lugë arra
    1 garuzhde brodo (Lëng) perimesh/mishi
    1 lugë çaji rozmarinë e grire
    Disa gjethe nenexhiku, kripë

Patate të mbushura me bizele dhe arra

  1. Ziejmë patatet në ujë të vluar të bollshëm, i lemë të ftohen pak, i qërojmë, më pas i grijmë sa janë ende të nxehta

  2. Presim qepën dhe e skuqim në një tigan që nuk ngjit me një pikë vaj. Kur të jetë zbutur, shtojmë bizelet dhe kaurdisim gjithçka për disa minuta në zjarr të fortë

  3. Shtojmë lëngun e mishit/ perimeve dhe i ziejmë derisa bizelet të zbuten. Në fund shtojmë nenexhikun dhe vendosim ⅔ e masë në procesorin e ushqimit për ta bërë krem.

  4. Brumi:

    I rregullojmë patatet me kripë dhe rozmarinë, shtojmë niseshten e misrit dhe miellin dhe i përziejmë të gjitha. E ndajmë masën në 4 pjesë të barabarta.

    Hapim secilën pjesë të brumit midis duarve duke formuar një disk të gjerë të paktën 10-12 cm dhe i mbushim me ¼ e kremit të bizeles, së cilës do t’i shtojmë edhe bizelet e plota dhe arra të grira trashë. (i kishim lënë mënjanë)

    Mbyllim brumin për të formuar një lloj burgeri dhe e gatuajmë në një tigan për 7-8 minuta nga secila anë me një pikë vaj ulliri ekstra të virgjër, derisa të marrë ngjyrë kafe të artë. Nëse është e nevojshme, e gatuajmë për 10 minuta të tjera në një furrë statike në 180°C dhe më pas e shërbejmë.