Etiketat e produkteve ushqimore

etiketat e produkteve ushqimore
15/06/2023

Mëso të lexosh ushqimin tënd. TË MËSOSH TË LEXOSH ETIKETAT ËSHTË E VETMJA MËNYRË PËR TË PASUR INFORMACION TRANSPARENT DHE TË VËRTETË RRETH PRODUKTIT. Ushqime të paketuara si dietetike, por shumë të pasura me kalori, të reklamuara si organike, por në të vërtetë nuk janë, produkte të bëra në Bashkimin Europian, por në vend të kësaj importohen nga kush e di se nga. Ka vetëm një mënyrë për të zbuluar të vërtetën: Të mësojmë të lexojmë etiketat e ushqimit! Pse duhen lexuar etiketat e ushqimeve? Etiketa është karta e identitetit e një produkti. Ajo fletë letre ose bojë e aplikuar në kavanoza, kanaçe, pako kartoni dhe qese me produkte të freskëta ose të ngrira, tregon tregues të saktë mbi përmbajtjen ushqyese të produktit, mbi vendin ku është prodhuar dhe sa mund të përshtatet në frigoriferin tonë. Etiketa siguron elementët për të kuptuar, se si ushqimet e ndryshme kontribuojnë në një dietë të ekuilibruar. Etiketat ushqimore janë detyrim ligjor, edhe formulimi i tyre rregullohet me ligj. Vendimi Nr. 434 ‘Për Etiketimin e Ushqimit dhe Informacionin e Konsumatorit’ është në fuqi dhë është përafruar me Ligjin e Bashkimit Evropian për sigurimin e informacionit ushqimor për konsumatorët (Rregullorja e BE 1169/2011). Etiketat duhet të përmbajnë të gjitha informacionet mbi produktin e blerë: përbërësit, vlerat ushqyese, por edhe lotin e prodhimit, datën e skadimit, kushtet e ruajtjes, informacion mbi asgjësimin e ambalazhit, informacion për vlerat ushqimore të produktit etj. Etiketimi i produkteve ushqimore zbatohet me rregullat dhe udhëzimet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Veterinarisë (AKUV). 10 informacionet e etiketave të produkteve ushqimore: Le të shohim 10 informacionet kryesore, që duhet të marrim nga etiketat për t’u orientuar mes rafteve të supermarketit dhe për të shmangur surprizat e padëshiruara në tavolinë. 1. Etiketat duhen lexuar gjithmonë para se të vendosim produktin në karrocë. Sa më shumë informacion të marrim për ushqimin nga deklarata e vlerave ushqyese, aq më mirë do të gjykojmë lidhur me të. Etiketa jep informacion për vlerën ushqyese të produktit, si përmbajtjen e energjisë, yndyrave, sheqerave, proteina, fibra, vitaminave dhe mineralet. 2. Gjithmonë vërejmë datën e skadimit dhe zgjedhim produkte, që mund t’i konsumojmë në të vërtetë brenda periudhës së treguar. Pas këtij afati, produkti mund të përkeqësohet dhe të mos jetë më i sigurtë për shëndetin. Mos e ngatërrojmë datën e skadimit të një produkti me datën minimale të qëndrueshmërisë. Nëse gjejmë në etiketë fjalët “preferohet të përdoret para” produkti pas datës së treguar, mund të ketë ndryshuar disa karakteristika si shija dhe aroma, por mund të konsumohet pa rreziqe për shëndetin. 3. Lista e përbërësëve: I kushtojmë vëmëndje rendit sipas të cilit rradhiten përbërësit e një produkti. Përbërësit janë treguar në rendin zbritës të sasisë. Përfshihen edhe aditivët të shënuar me emër ose numër psh E500 që është bikarbonati i sodës. 4. Kodet e skanimit ose të identifikimit: Për qëllime logjistike dhe gjurmim të produktit, disa produkte ushqimore mund të kenë kode të shkruara ose të skanueshme si barkodet ose kodet QR në etiketë. 5. Udhëzime për përdorimin: Në rastin e produkteve me udhëzime specifike për përdorimin, siç janë ilaçet ose suplementet ushqimore, etiketa mund të japë udhëzime të detajuara për dozën dhe mënyrën e përdorimit. 6. Kontrollojë peshën neto të ushqimit, shpesh mund të mashtrohemi nga madhësia e ambalazheve. Etiketa tregon sasinë e produktit në peshë, vëllim ose numër të njësive të përdorura (si gramë, litër, copë, etj.) 7. Nëse vuajmë nga alergjitë ushqimore, gjithmonë duhet të kontrollojmë listën e përbërësve për alergjitë. Nëse produkti përmban alergjenë të përgjithshëm si grurë, arrë, vezë, peshk, qumësht, etj., etiketa duhet ta tregojë më qartë për të paralajmëruar personat me alergji. 8. Në etiketë duhet vendosur gjithmonë temperatura ideale për ruajtjen e ushqimeve të freskëta dhe të ngrira. Mbajmë gjithmonë produktet e frigoriferit dhe produktet e ngrira në temperaturën e treguar dhe i ruajmë ato, duke i vendosur menjëherë pas blerjes në freskues ose ngrirës. Gjatë transportit nga marketi në shtëpi, rekomandohet përdorimi i qeseve termike apo termusëve për të mbajtur të pandryshuar temperaturën e tyre. 9. Etiketa duhet të përmbajë emrin dhe adresën e operatorit të biznesit ushqimor përgjegjës për prodhimin apo improtimin e produktit në mënyrë të qartë dhe lehtësisht të lexueshme. Lidhur me blerjet në markatat e peshkut: Pranë peshkut të freskët mund të shitet edhe peshk i shkrirë dhe shitësi është i detyruar të vendosë në këtë rast informacionin e detyrueshëm ligjor si dhe vëndin e oigjiniës së peshkut. 10. Etiketa e ushqimit duhet të përfshijë gjithmonë informacion mbi materialin e paketimit dhe asgjësimin e tij. Të edukohemi rreth ndarjes së mbeturinave në koshat e duhur, duke lexuar mirë treguesit mbi materialin (alumini AL, kartoni AC, çeliku ACC): vetëm sekonda vëmendje janë të mjaftueshme për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit. Ilustrimet në paketim janë thjesht treguese. Imazhet kanë qëllimin kryesor për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit dhe pothuajse kurrë nuk janë të lidhura me pamjen reale të produktit.

Larja e duhur e frutave dhe perimeve

Larja e duhur e perimeve dhe frutave
14/06/2023

Frutat dhe perimet janë ushqime thelbësore për sigurimin e vitaminave dhe mineraleve, si dhe substanca thelbësore për të forcuar sistemin imunitar. Ato shpesh hahen të papërpunuara dhe për këtë arsye duhen respektuar praktikat e kujdesshme të higjenës, se si t’i lajmë dhe dezinfektojmë, për të ruajtur shëndetin tonë. Rëndësia e pastrimit të frutave dhe perimeve në mënyrën e duhur: Të dezinfektojmë frutat dhe perimet para se t’i konsumojmë, është e rëndësishme për të mos mbartur baktere dhe pesticide të dëmshme në tryezë. Në fakt, duke u rritur në ajër të hapur, mikrobet potencialisht patogjenike dhe kimikate të tjera mund të vendosen në sipërfaqet e frutave dhe perimeve që nga faza e prodhimit, gjatë vjeljes, përgatitjes dhe ruajtjes në mjedise që mund të favorizojnë përhapjen e mikroorganizmave. Për këtë arsye, pastrimi i mirë i frutave dhe perimeve është një rregull themelor për sigurinë ushqimore. Pastrimi i perimeve vetëm me ujë mund të jetë efektiv në largimin e papastërtive të dukshme dhe mbeturinave sipërfaqësore, por mund të mos jetë i mjaftueshëm për të eliminuar plotësisht mikrobet potencialisht të dëmshme. Nëse gjatë larjes me ujë shtohen edhe dezinfektantë të tjerë natyrorë, është e mundur të mbrohet në veçanti shëndeti i njerëzve më delikatë (si të moshuarit, fëmijët, gratë shtatzëna) nga një seri e tërë çrregullimesh shumë shpesh të nënvlerësuara si sëmundjet, helmimi dhe infeksionet. Dezinfektantë natyralë për larjen e duhur të frutave & perimeve Ndër mjetet natyrale më efektive për larjen dhe dezinfektimin e frutave dhe perimeve rekomandohen: Uthulla: si molla ashtu edhe vera e bardhë kanë veti dezinfektuese dhe antioksiduese të afta për të eliminuar papastërtitë dhe bakteret. Përveç kësaj, falë komponimeve organike specifike, uthulla ndihmon edhe në konservimin afatgjatë të perimeve. Mjafton të përgatitet një tretësirë në një enë me 30% uthull dhe 70% ujë, duke i lënë të zhytyra për 20 minuta, pastaj i shpëlajmë me ujë të bollshëm. Pra, për 1 litër tretësirë nevojiten 0.7 litër ujë dhe 0.3 litër uthull. Pas shpëlarjes frutat dhe perimevet duhen tharë. Uthulla e verës: prodhohet nga fermentimi i alkoolit të verës. Mund të bëhet nga verërat e kuqe ose të bardha. Uthulla e mollës: përfitohet nga fermentimi i lëngut të mollës. Soda e pastër e pjekjes: një zgjidhje e bazuar në ujë dhe sodë buke ndihmon në eliminimin e baktereve, mbetjeve të tokës dhe papastërtive nga lëkura e frutave dhe perimeve, duke dezinfektuar në mënyrë të përkryer. Njaftojnë dy lugë gjelle sodë buke në një legen me ujë në temperaturë dhome, zhysim perimet apo frutat për 15 minuta dhe më pas i fërkojmë mirë. Në fund i shpëlajmë, në mënyrë që të eliminohet çdo papastërti dhe i thajmë me një peshqir kuzhine të pastër. Kripa e detit: kripa gjithashtu ka veti antibakteriale dhe mund të përdoret për të larë të gjitha perimet dhe disa fruta. Duke qënë se kripa lë një shije të kripur tek frutat, edhe pas shpëlarjes, është më e përshtatshme vetëm për larjen e perimeve. Mjafton të përzienjmë një lugë gjelle kripë në një tas me ujë të ngrohtë dhe pastaj të shpëlajmë perimet me shumë kujdes. Sprucues me Limon dhe uthull: Duke kombinuar ujin, 2 lugë uthull dhe lëngun e një limoni brenda një spray, mund të përdoret direkt në sipërfaqen e frutave dhe perimeve për pastrim të përsosur, gjithmonë duke i shpëlarë më pas. Në shitje, ka edhe produkte të bazuara në preparate kimike për dezinfektimin e frutave dhe perimeve si psh Amukina. Këto janë detergjentë të sigurtë dhe efektivë kundër baktereve dhe pesticideve, por duhet të hollohen gjithmonë në një enë me ujë sipas udhëzimeve në paketim. Duke qenë produkte me bazë zbardhuese është e rëndësishme që t’i shpëlajmë me shumë kujdes. Dy metoda për larjen e duhur Zhytja dhe spërkatja janë dy metodat e zakonshme për larjen e produkteve. I zhysim në trestësirë për të pastruar prodhimet më të buta ose zarzavatet me gjethe dhe përdorim një spray spërkatës për të pastruar perimet me lëkurë më të fortë. Metoda e zhytjes së frutave apo perimeve në një enë me ujë, është ideale për larjen e frutave të paketuara mirë si manaferrat dhe perimet me të çara si brokoli. Kështu produktet do të çlirohen nga mikrobet ose kimikatet e dëmshme, por gjithashtu mund të zgjatet dhe jetëgjatësia e tyre. Frutat qëndrojnë vetem për disa sekonda: Perimet qëndrojnë për disa minuta: Metoda e spërkatjes për të hequr papastërtitë dhe pesticidet, është e përshtatshme për produktet me lëkurë më të fortë si patëllxhani, patatet ose kastravecat. Kjo metodë është gjithashtu ideale për fruta dhe perime të mëdha, të lëmuara, pa të çara. Perimet: Frutat: Mbushim një shishe me spërkatës me tretësirën e përgatitur me ujë, uthull, limon dhe sprucojmë të gjithë sipërfaqen e secilës perime ose frut. Lejmë spërkatjen të qëndrojë për disa minuta dhe shpëlajmë duke fërkuar me duar apo furçë perimesh të pastër. I thajmë me peshqir ose leckë absorbuese. Rregullat për sigurinë ushqimore Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Autoriteti Europian i Sigurisë Ushqimore, kanë nxjerrë gjithashtu një sërë rekomandimesh të praktikave të mira të higjienës gjatë trajtimit dhe përgatitjes së ushqimit si: – Larja e duarve gjithmonë para dhe pas prekjes së ushqimeve të papërpunuara dhe të gatuara – Pastrimi me kujdes i tavolinës së punës dhe përdorimi i enëve të ndryshme në kuzhinë për përgatitjen e produkteve të papërpunuara dhe të gatuara – Siguria që ushqimi po gatuhet mirë para se të konsumohet, temperatura ideale është të paktën 70 ° për të siguruar vrasjen e baktereve dhe viruseve – Mos prekja e gojës, syve dhe hundës menjëherë pas shkarkimit të qeseve të pazarit, por larja e duarve menjëherë, edhe nëse janë përdorur doreza. Sanifikimi i sipërfaqeve ku vendosim qeset e pazarit.