Gjeli i detit dhe ruajtja në frigorifer
20/07/2023
Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira, që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
Gjeli i detit dhe ruajtja e duhur në frigorifer
Gjeli i detit duhet të ruhet në katet e frigoriferit ku temperatura është më e ulët. Këshillohet që felat e mishit të ruhen në qese me zip. Sistemi praktik i mbylljes me rrëshqitës lejon hapjen dhe mbylljen lehtësisht të çantës, duke siguruar mbyllje hermetike dhe përdorim të përsëritur. Në këtë mënyrë mund të përdorim vetëm sasinë e ushqimit që na nevojitet. Për të ruajtur sa më mirë kofshët, krahët dhe gjoksin, këshillohet t'i mbështjellim me letër alumini. Falë efektit pengues, do të shmanget ndotja e aromave dhe kontaminimi i kryqëzuar në frigorifer. Mishi i gjelit të detit këshillohet të konsumohet brenda 1 apo 2 ditësh.
Gjeli i detit dhe ruajtja e duhur në ngrirje
Mishin e gjelit të detit, përpara se ta vendosim në ngrirje është e rëndësishme: 1. Ta pastrojmë dhe ta thajme mirë që të jetë gati per tu gatuar 2. Ta paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi e mbron ushqimin nga humbja e lagështirës, duke penguar tharjen e tij. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen. 3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim. Gjeli i detit mund të ruhet duke e vendosur në qese ngrirëse, trashësia e dyfishtë e të cilave, do të ofrojnë mbrojtje maksimale dhe do të jenë pengesë ndaj djegieve të ftohta. Përndryshe, copa copa mishi i gjelit të detit mund të mbështillet individualisht me letër alumini me një teksturë të stampuar, akoma më rezistente dhe më mbështjellëse, gjithashtu ideale për ushqimet me formë të parregullt. Gjeli i detit rekomandohet të konsumohet brenda 6 muajsh.