Grana Padano ruajtja e duhur në frigorifer

Grana Padano dhe ruajtja e duhur ne frigorifer dhe ne ngrires per te siguruar per me gjate vlerat e tij ushqyese dhe per te parandaluar mykun
20/07/2023

Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira, që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Grana Padano dhe ruajtja e duhur në frigorifer

Grana Padano mund të ruhet në frigorifer në katet ku temperatura është më e lartë.

Në varësi të shpeshtësisë së konsumit, ekzistojnë produkte të ndryshme për të ruajtur sa më mirë vlerat ushqyese të Granas për një kohë më të gjatë.

Në rast përdorimi të përsëritur, siç mund të ndodhë me djathin parmixhano të grirë, kërkohet izolim total: prandaj këshillohet mbështjellja me letër alumini për të krijuar një barrierë 100%.

Ditët e ruajtjes të sugjeruara nëse mbështjellim Grana Padanon me letër alumini janë nga 5 në 8 ditë.


Kur frekuenca e përdorimit zvogëlohet, këshillohet përdorimi i letrës frigoriferike, e cila falë strukturës së veçantë në celulozë të pastër favorizon kalimin e ajrit dhe parandalon formimin e mykut.

Ditët e ruajtjes të sugjeruara në këtë rast janë 10 deri ne 12 ditë.


Grana Padano dhe ruajtja e duhur në ngrirje

Djathërat e vjetër të fortë si grana padano mund të ngrihen të grira. 
Pas shkrirjes ky lloj djathi priret të shkërmoqet, ndaj është më mirë t'i ngrijmë gati për përdorim me porcione të vogla.

Për ngrirjen në frigorifer rekomandohet përdorimi i qeseve me zip. Sistemi praktik i mbylljes me rrëshqitës lejon hapjen dhe mbylljen lehtësisht të qeses, duke siguruar mbyllje hermetike dhe përdorim të përsëritur. 
Në këtë mënyrë mund të përdoret vetëm sasia e ushqimit që na nevojitet.

Pasi të jetë shkrirë, djathi mund të përdoret për pjekje ose pjata të nxehta.

Pasi të jetë shkrirë, duhet të konsumohet brenda 24 orëve dhe nuk duhet të ngrihet sërish.
Koha e ruajtjes në frigorifer është 2-3 muaj.