Makarona me miell qiqrash
22/07/2023
Pasta me miell qiqrash, me krem karrote dhe brokoli
Persona
4
personaPrep time
30
minutesCooking time
25
minutesRekomandohet konsumimi i menjëhershëm. Përndryshe, mund t’i mbani maksimumi një ditë në frigorifer.
Ingredientët
1 pako pasta me miell qiqrash 250 gram
400 gram brokoli
400 gram karrota
20 gram parmixhano i grirë
2 degëza trumzë 1 degëz rozmarine (opsionale)
1 spec djegës i freskët
vaj ulliri e.v, kripë
Hapat
- Lajmë brokolin dhe presim boçet, pastrojmë karrotat dhe i presim në kubikë
- Vendosim një tigan në zjarr dhe ngrohim pak vaj me thelpin e hudhrës të qëruar, të ndarë në gjysmë dhe prej së cilës keni hequr bërthamën dhe specin djegës të pastruar dhe të grirë
- Shtojmë në tigan brokolit, pak kripë dhe kaurdisim ato për 5-6 minuta në zjarr të lartë; në fund të gatimit duhet të jenë krokante. Më pas heqim hudhrën, vendosim brokolit në një enë duke e mbuluar me mbështjellës që të qëndrojnë të ngrohta dhe ndërkohë do të zbuten pak.
- Tani gatuajmë karrotat: Vendosim një tigan në zjarr me pak vaj, e lemë të ngrohet pak dhe shtojmë karrotat dhe copat e kërcellit të trumzës dhe rozmarinës të lidhura me fije. Kaurdisim për pak çaste dhe më pas hedhim 2-3 lugë ujë të nxehtë me kripë. Ilemë të ziejinë për rreth 10 minuta 15.
- Vendosim të ziejne makaronat sipas instruksioneve në paketim, duke respektuar kohëne gatimit.
- Furlojmë karrotat për t’i shndërruar në krem, pasi heqim rozmarinën dhe trumzën.
- Shtojmë pak ujë të zierjes së makaronave për të holluar masën dhe i shtojmë makaronat salcës. Përziejmë mirë para se të fikim sobën dhe shtojmë parmixhanon e grirë.
- Shtojmë brokolin, përziejmë dhe GATI!