Etiketat e produkteve ushqimore

etiketat e produkteve ushqimore
15/06/2023

Mëso të lexosh ushqimin tënd.

TË MËSOSH TË LEXOSH ETIKETAT ËSHTË E VETMJA MËNYRË PËR TË PASUR INFORMACION TRANSPARENT DHE TË VËRTETË RRETH PRODUKTIT.

Ushqime të paketuara si dietetike, por shumë të pasura me kalori, të reklamuara si organike, por në të vërtetë nuk janë, produkte të bëra në Bashkimin Europian, por në vend të kësaj importohen nga kush e di se nga. 
Ka vetëm një mënyrë për të zbuluar të vërtetën: Të mësojmë të lexojmë etiketat e ushqimit!

Pse duhen lexuar etiketat e ushqimeve?

Etiketa është karta e identitetit e një produkti. Ajo fletë letre ose bojë e aplikuar në kavanoza, kanaçe, pako kartoni dhe qese me produkte të freskëta ose të ngrira, tregon tregues të saktë mbi përmbajtjen ushqyese të produktit, mbi vendin ku është prodhuar dhe sa mund të përshtatet në frigoriferin tonë. 
Etiketa siguron elementët për të kuptuar, se si ushqimet e ndryshme kontribuojnë në një dietë të ekuilibruar.
Etiketat ushqimore janë detyrim ligjor, edhe formulimi i tyre rregullohet me ligj.
Vendimi Nr. 434 ‘Për Etiketimin e Ushqimit dhe Informacionin e Konsumatorit’ është në fuqi dhë është përafruar me Ligjin e Bashkimit Evropian për sigurimin e informacionit ushqimor për konsumatorët (Rregullorja e BE 1169/2011). 

Etiketat duhet të përmbajnë të gjitha informacionet mbi produktin e blerë: përbërësit, vlerat ushqyese, por edhe lotin e prodhimit, datën e skadimit, kushtet e ruajtjes, informacion mbi asgjësimin e ambalazhit, informacion për vlerat ushqimore të produktit etj. 
Etiketimi i produkteve ushqimore zbatohet me rregullat dhe udhëzimet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Veterinarisë (AKUV).

10 informacionet e etiketave të produkteve ushqimore:

Le të shohim 10 informacionet kryesore, që duhet të marrim nga etiketat për t'u orientuar mes rafteve të supermarketit dhe për të shmangur surprizat e padëshiruara në tavolinë. 

1. Etiketat duhen lexuar gjithmonë para se të vendosim produktin në karrocë. Sa më shumë informacion të marrim për ushqimin nga deklarata e vlerave ushqyese, aq më mirë do të gjykojmë lidhur me të. Etiketa jep informacion për vlerën ushqyese të produktit, si përmbajtjen e energjisë, yndyrave, sheqerave, proteina, fibra, vitaminave dhe mineralet.

2.  Gjithmonë vërejmë datën e skadimit dhe zgjedhim produkte, që mund t'i konsumojmë në të vërtetë brenda periudhës së treguar. Pas këtij afati, produkti mund të përkeqësohet dhe të mos jetë më i sigurtë për shëndetin. 
Mos e ngatërrojmë datën e skadimit të një produkti me datën minimale të qëndrueshmërisë. Nëse gjejmë në etiketë fjalët "preferohet të përdoret para" produkti pas datës së treguar, mund të ketë ndryshuar disa karakteristika si shija dhe aroma, por mund të konsumohet pa rreziqe për shëndetin.

3. Lista e përbërësëve: I kushtojmë vëmëndje rendit sipas të cilit rradhiten përbërësit e një produkti. Përbërësit janë treguar në rendin zbritës të sasisë. Përfshihen edhe aditivët të shënuar me emër ose numër psh E500 që është bikarbonati i sodës.

4. Kodet e skanimit ose të identifikimit: Për qëllime logjistike dhe gjurmim të produktit, disa produkte ushqimore mund të kenë kode të shkruara ose të skanueshme si barkodet ose kodet QR në etiketë.

5. Udhëzime për përdorimin: Në rastin e produkteve me udhëzime specifike për përdorimin, siç janë ilaçet ose suplementet ushqimore, etiketa mund të japë udhëzime të detajuara për dozën dhe mënyrën e përdorimit.

6. Kontrollojë peshën neto të ushqimit, shpesh mund të mashtrohemi nga madhësia e ambalazheve. Etiketa tregon sasinë e produktit në peshë, vëllim ose numër të njësive të përdorura (si gramë, litër, copë, etj.)

7. Nëse vuajmë nga alergjitë ushqimore, gjithmonë duhet të kontrollojmë listën e përbërësve për alergjitë. Nëse produkti përmban alergjenë të përgjithshëm si grurë, arrë, vezë, peshk, qumësht, etj., etiketa duhet ta tregojë më qartë për të paralajmëruar personat me alergji.

8. Në etiketë duhet vendosur gjithmonë temperatura ideale për ruajtjen e ushqimeve të freskëta dhe të ngrira. Mbajmë gjithmonë produktet e frigoriferit dhe produktet e ngrira në temperaturën e treguar dhe i ruajmë ato, duke i vendosur menjëherë pas blerjes në freskues ose ngrirës. Gjatë transportit nga marketi në shtëpi, rekomandohet përdorimi i qeseve termike apo termusëve për të mbajtur të pandryshuar temperaturën e tyre.

9. Etiketa duhet të përmbajë emrin dhe adresën e operatorit të biznesit ushqimor përgjegjës për prodhimin apo improtimin e produktit në mënyrë të qartë dhe lehtësisht të lexueshme. Lidhur me blerjet në markatat e peshkut: Pranë peshkut të freskët mund të shitet edhe peshk i shkrirë dhe shitësi është i detyruar të vendosë në këtë rast informacionin e detyrueshëm ligjor si dhe vëndin e oigjiniës së peshkut.

10. Etiketa e ushqimit duhet të përfshijë gjithmonë informacion mbi materialin e paketimit dhe asgjësimin e tij. Të edukohemi rreth ndarjes së mbeturinave në koshat e duhur, duke lexuar mirë treguesit mbi materialin (alumini AL, kartoni AC, çeliku ACC): vetëm sekonda vëmendje janë të mjaftueshme për të ndihmuar në mbrojtjen e mjedisit.


Ilustrimet në paketim janë thjesht treguese. Imazhet kanë qëllimin kryesor për të tërhequr vëmendjen e konsumatorit dhe pothuajse kurrë nuk janë të lidhura me pamjen reale të produktit.