Mish viçi apo lope të filetuar dhe ruajtja e duhur në frigorifer
20/07/2023
Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira, që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
Mish viçi apo lope dhe ruajtja e duhur në frigorifer
Mishi i viçit apo lopës, i filetuar duhet të ruhet në katet e frigoriferit ku temperatura është më e ulët. Këshillohet ruajtja në qese me trashësi të dyfishtë dhe me mbyllje me zip. Trashësia e qeses dhe mbyllja me zip ofrojnë mbrojtje maksimale për ushqimet më të ndjeshme si mishi. Në mungesë të qeseve pë ruajtje me zip, rekomandohet mbështjellja me Letër alumini, e cila është e aftë të krijojë një barrierë 100%, duke parandaluar transmetimin e aromave dhe kontaminimin e kryqëzuar brenda frigoriferit. Mishi i prerë në fileto dhe i ruajtur në frigorifer, këshillohet të konsumohet brenda 2 ditëve.
Mish viçi apo lope dhe ruajtja e duhur në ngrirje
Mishin e viçit apo të lopës, të filetuar, përpara se ta vendosim në ngrirje është e rëndësishme: 1. Ta pastrojmë dhe ta thajme mirë që të jetë gati per tu gatuar 2. Ta paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi e mbron ushqimin nga humbja e lagështirës, duke penguar tharjen e tij. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen. 3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim. Mund ta ruajmë fileton e viçit duke e vendosur në qese për ngrirje me trashësi të dyfishtë, të cilat ofrojnë mbrojtje maksimale dhe pengojnë djegien e mishit nga ngrica, falë trashësisë së lartë dhe zinxhirit të dyfishtë të mbylljes. Filetoja e viçit mund të mbështillet edhe me letër alumini, e shkëlqyer për të ruajtur freskinë e ushqimit në ngrirje. Përmbajtja do të mbetet e mbyllur në mënyrë të përkryer dhe e mbrojtur nga drita, ajri dhe aromat. Konsumohet mundësisht brenda 12 muajsh.