Mishi i grirë dhe ruajtja e duhur
20/07/2023
Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira, që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
Mishi i grirë dhe ruajtja e duhur në frigorifer
Mishi i grirë i viçit apo i lopës, duhet të ruhet në katet e frigoriferit ku temperatura është më e ulët. Për të ruajtur freskinë, këshillohet përdorimi i kontenitorëve hermetik. Kontenitorët hermetik mund t'i sistemojmë në mënyrë të përkryer dhe na lejojnë të përdorim sa më mirë hapsirën në frigorifer. Gjtihashtu mishi i grirë mund të ruhet në qese frigoriferike. Falë efektit pengues të ruajtjes së përshtatshme, do të shmanget transmetimi i aromave në frigorifer dhe kontaminimi i kryqëzuar. Mishi i grirë i viçit apo i lopës sugjerohet të konsumohet brenda 1/2 ditësh.
Mishi i grirë dhe ruajtja e duhur në ngrirje
Mishin e viçit apo të lopës, të filetuar, përpara se ta vendosim në ngrirje është e rëndësishme: 1. Ta pastrojmë dhe ta thajme mirë që të jetë gati per tu gatuar 2. Ta paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi e mbron ushqimin nga humbja e lagështirës, duke penguar tharjen e tij. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen. 3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim. Mund ta ruajmë mishin e grirë duke e vendosur në qese për ngrirje me trashësi të dyfishtë, të cilat ofrojnë mbrojtje maksimale dhe pengojnë djegien e mishit nga ngrica, falë trashësisë së lartë dhe zinxhirit të dyfishtë të mbylljes. Mishi i bluar mund të ruhet edhe në enë hermetike me kapak, për t'i kaluar direkt nga ngrirja në mikrovalë. Kjo thjeshton funksionimin e shkrirjes duke e bërë atë edhe më të sigurtë. Këshillohet të konsumohet mundësisht brenda 4 muajsh.