Mishi i grirë dhe ruajtja e duhur

Mish i grire dhe ruajtja me e pershtatshme ne frigorifer dhe ngrirje
20/07/2023

Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira, që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Mishi i grirë dhe ruajtja e duhur në frigorifer

Mishi i grirë i viçit apo i lopës, duhet të ruhet në katet e frigoriferit ku temperatura është më e ulët. 

Për të ruajtur freskinë, këshillohet përdorimi i kontenitorëve hermetik. 
Kontenitorët hermetik mund t'i sistemojmë në mënyrë të përkryer dhe na lejojnë të përdorim sa më mirë hapsirën në frigorifer.

Gjtihashtu mishi i grirë mund të ruhet në qese frigoriferike. 
Falë efektit pengues të ruajtjes së përshtatshme, do të shmanget transmetimi i aromave në frigorifer dhe kontaminimi i kryqëzuar.

Mishi i grirë i viçit apo i lopës sugjerohet të konsumohet brenda 1/2 ditësh.

Mishi i grirë dhe ruajtja e duhur në ngrirje

Mishin e viçit apo të lopës, të filetuar, përpara se ta vendosim në ngrirje është e rëndësishme:

1. Ta pastrojmë dhe ta thajme mirë që të jetë gati per tu gatuar

2. Ta paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi e mbron ushqimin nga humbja e lagështirës, ​​duke penguar tharjen e tij. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen.

3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim.

Mund ta ruajmë mishin e grirë duke e vendosur në qese për ngrirje me trashësi të dyfishtë, të cilat ofrojnë mbrojtje maksimale dhe pengojnë djegien e mishit nga ngrica, falë trashësisë së lartë dhe zinxhirit të dyfishtë të mbylljes.


Mishi i bluar mund të ruhet edhe në enë hermetike me kapak, për t'i kaluar direkt nga ngrirja në mikrovalë. Kjo thjeshton funksionimin e shkrirjes duke e bërë atë edhe më të sigurtë.

Këshillohet të konsumohet mundësisht brenda 4 muajsh.