Mishi i lepurit dhe ruajtja e duhur

Mish lepuri dhe ruajtja e duhur ne frigorifer apo ne ngrire
20/07/2023

Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira, që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Mishi i lepurit dhe ruajtja e duhur në frigorifer

Mishi i lepurit duhet të ruhet në katet e frigoriferit ku temperatura është më e ulët.

Këshillohet ruajtja në qese me trashësi të dyfishtë dhe me mbyllje me zip. Trashësia e qeses dhe mbyllja me zip ofrojnë mbrojtje maksimale për ushqimet më të ndjeshme si mishi. 

Në mungesë të qeseve pë ruajtje me zip, rekomandohet mbështjellja me Letër alumini, e cila është e aftë të krijojë një barrierë 100%, duke parandaluar transmetimin e aromave dhe kontaminimin e kryqëzuar brenda frigoriferit.

Mishi i lepurit i ruajtur në frigorifer, këshillohet të konsumohet brenda 2 ditëve.

Mishi i lepurit dhe ruajtja e duhur në ngrirje

Mishi i lepurit përpara se të vendoset në ngrirje është e rëndësishme:

1. Ta pastrojmë dhe ta thajme mirë që të jetë gati per tu gatuar.

2. Ta paketojmë në paketimin më të përshtatshëm pasi ambalazhi e mbron ushqimin nga humbja e lagështirës, ​​duke penguar tharjen e tij. Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe shmang prishjen.

3. Të shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim.

Mund ta ruajmë mishin e lepurit duke e vendosur në qese për ngrirje me trashësi të dyfishtë, të cilat ofrojnë mbrojtje maksimale dhe pengojnë djegien e mishit nga ngrica, falë trashësisë së lartë dhe zinxhirit të dyfishtë të mbylljes.

Përmbajtja do të mbetet e mbyllur në mënyrë të përkryer dhe e mbrojtur nga drita, ajri dhe aromat.

Këshillohet të konsumohet mundësisht brenda 10 muajsh.