Pasta me miell legumesh: alternativë e të ushqyerit pa gluten

Pasta me miell legumesh alternativë e të ushqyerit pa gluten
30/06/2023

Pasta me miell legumesh janë një alternativë e të ushqyerit me produkte pa gluten, gjithashtu e vlefshme si pjatë e parë për ata që duan të ndryshojnë burimin e tyre të karbohidrateve dhe proteinave bimore. 
Një alternativë për të krijuar çdo ditë vaktet e balancuara, me të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme për ushqyerje më të shëndetshme.

Pasta me miell legumesh pa gluten

Kërkesa në rritje e konsumatorëve për produkte ushqimore pa gluten i ka shtyrë teknologët e ushqimit të studiojnë një gamë të gjerë përbërësish pa gluten nga burime të ndryshme, të cilat mund të riprodhojnë strukturën e makaronave të grurit. 
Kohët e fundit, vëmendja është përqendruar në aplikimet e reja të produkteve me bazë bishtajore.Interesi për këtë kategori kulturash i atribuohet kryesisht vetive të tyre funksionale, si tretshmëria dhe aftësia lidhëse me ujin, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në formulimin dhe përpunimin e ushqimeve pa gluten.
 
Ka lloje të ndryshme: nga makaronat e bëra me 100% miell qiqrash, deri te 100% bizele ose 100% thjerrëza të kuqe ose jeshile, por edhe versione të bëra me përzierje miellrash të ndryshëm dhe mund të gjenden në formë të thatë, të freskët ose në kokrra.

Pastat dhe Vlerat ushqyese

Profili ushqyes i makaronave me bazë bishtajore mund të kompensojë mungesën e disa lëndëve ushqyese të produkteve të furrës, pasi ato përfaqësojnë një burim të mirë të proteinave, fibrave, vitaminave, mineraleve dhe karbohidrateve komplekse. 
Ajo që i dallon në thelb makaronat me bazë bishtajore nga makaronat me semola jo integrale, është sasia e proteinave dhe fibrave, të cilat janë më të pranishme në makaronat me bazë bishtajore.

Proteinat japin ngopje dhe ndihmojnë në uljen e ngarkesës glicemike të vaktit. Një pjesë prej 100-120 g makarona me bishtajore mbulon në mënyrë korrekte kërkesën për proteina të një vakti të vetëm dhe për këtë arsye mund të konsiderohet si një pjatë e vetme, pasi siguron edhe karbohidrate. 

Në këtë drejtim, duhet theksuar se për përgatitjen e makaronave bishtajore është më mirë të përqendrohemi në erëza me bazë perimesh dhe vaj ulliri ekstra të virgjër, në mënyrë që të mos e tejkalojmë marrjen e proteinave dhe të mos anullojmë përfitimet shëndetësore që sjell kjo pjatë.

Pastat dhe Kombinimet ideale

Pastat me miell bishtajoresh padyshim shkojnë mirë me bishtajoret e të njëjtit lloj si mielli i përdorur në brumë apo edhe i përzier.
Mund t'i lemë të ftohta për të përgatitur një sallatë ose në formë supe për të bërë makarona dhe qiqra të aromatizuara me rozmarinë. 

Perimet janë gjithashtu një kombinim perfekt: kungull i njomë i zier, bizele, kungulli i pjekur, lulelakra e zier në avullv etj.
Domatja nga ana tjetër, bie pak në kontrast dhe për këtë arsye nëse nuk do ta përdorim të pagatuar për një version të makaronave të ftohta me mocarela ose ton, këshillohet ta shmangim. 

Midis mishit dhe peshkut, peshku është më i përshtatshëm. Mund ta provojmë me fileto toni të prerë në kubikë dhe të gatuar lehtë në një tigan me vaj, kaperi dhe ullinj. 

Gjithashtu mund të provojmë salcën vegjetariane të bërë nga soja, e cila ka një shije më delikate dhe është më e përshtatshme për të shoqëruar makaronat me bazë bishtajoresh.

Pasta me miell legumesh dhe Këshilla:

Makaronat e thata me bazë bishtajore, janë të shpejta për t'u gatuar dhe për rrjedhojë, të përshtatshme në të gjitha ato raste kur jemi me nxitim: në përgjithësi mjaftojnë 6-8 minuta në ujë të vluar. 

Nëse gatuajmë makaronat me miell bishtajoresh qoftë edhe një minutë më shumë, ato thyhen dhe nuk qëndrojnë kompakte. Nëse i lemë të ftohen shumë pa i bashkuar me salcën, thahen dhe ngjiten shumë shpejt. 

Këshilla është që të kullohen akoma al dente dhe të lyhen menjëherë me pak vaj.
Këto makarona kanë tendencë të thahen lehtësisht dhe për këtë arsye nuk janë të përshtatshme për t'u gatuar në furrë. 
Megjithatë, nëse ka mbetur pak sasi, mund t'i përdorim për t'ia shtuar një supe në vend të drithërave.

Pasta me miell legumesh dhe Receta

Pasta me miell qiqrrash, me krem karrote dhe brokoli

Persona

4

persona
Prep time

30

minutes
Cooking time

25

minutes

Rekomandohet konsumimi i menjëhershëm. Përndryshe, mund t’i mbani maksimumi një ditë në frigorifer.

Ingredientët

  • 1 pako pasta me miell qiqrash 250 gram

  • 400 gram brokoli

  • 400 gram karrota

  • 20 gram parmixhano i grirë

  • 2 degëza trumzë 1 degëz rozmarine (opsionale)

  • 1 spec djegës i freskët

  • vaj ulliri e.v, kripë

Hapat

  • Lajmë brokolin dhe presim boçet, pastrojmë karrotat dhe i presim në kubikë
  • Vendosim një tigan në zjarr dhe ngrohim pak vaj me thelpin e hudhrës të qëruar, të ndarë në gjysmë dhe prej së cilës keni hequr bërthamën dhe specin djegës të pastruar dhe të grirë
  • Shtojmë në tigan brokolit, pak kripë dhe kaurdisim ato për 5-6 minuta në zjarr të lartë; në fund të gatimit duhet të jenë krokante. Më pas heqim hudhrën, vendosim brokolit në një enë duke e mbuluar me mbështjellës që të qëndrojnë të ngrohta dhe ndërkohë do të zbuten pak.
  • Tani gatuajmë karrotat: Vendosim një tigan në zjarr me pak vaj, e lemë të ngrohet pak dhe shtojmë karrotat dhe copat e kërcellit të trumzës dhe rozmarinës të lidhura me fije. Kaurdisim për pak çaste dhe më pas hedhim 2-3 lugë ujë të nxehtë me kripë. Ilemë të ziejinë për rreth 10 minuta 15.
  • Vendosim të ziejne makaronat sipas instruksioneve në paketim, duke respektuar kohëne gatimit.
  • Furlojmë karrotat për t’i shndërruar në krem, pasi heqim rozmarinën dhe trumzën.
  • Shtojmë pak ujë të zierjes së makaronave për të holluar masën dhe i shtojmë makaronat salcës. Përziejmë mirë para se të fikim sobën dhe shtojmë parmixhanon e grirë.
  • Shtojmë brokolin, përziejmë dhe GATI!

Shënime

  • Ju bëftë mirë!