Si të konservojmë Lakrat e Brukselit?

laker brukseli ruajtja e duhur
03/07/2023

Lakrat e Brukselit janë veçanërisht të njohura për pasurinë e tyre me fibra, vitaminë C dhe vitaminë K. 
Vitamina C është një antioksidant që ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar, ndërsa vitamina K është e rëndësishme për koagulimin e gjakut dhe shëndetin e kockave. 

Ruajtja e duhur e ushqimit ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira, që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Si ruhen lakrat e Brukselit në frigorifer:

Lakrat e Brukselit mund të ruhen në frigorifer, në ndarjen e perimeve, për 4-5 ditë. 
Rekomandohet vendosja e tyre brenda qeseve, të cilat falë mikrovrimave të frymëmarrjes eliminojnë lagështinë e tepërt dhe ruajnë freskinë e perimeve për më gjatë.

Si ruhen lakrat e Brukselit në ngrirje:

Për të ruajtur sa më mirë lakrat e Brukselit, rekomandohet të gatuhen paraprakisht. 
Lajmë mirë nën ujë të rrjedhshëm dhe i ziejmë me avull për rreth 3 minuta. 
Lakër Brukseli e ngrirë, për mikorvalë:

-I kullojmë, i lemë të ftohen dhe më pas i transferojmë në enë hermetike me kapak.

-Mundësisht zgjedhim kontenitorë, të cilët kalojnë direkt nga ngrirja në mikrovalë, duke thjeshtuar veprimet e shkrirjes.
Lakër Brukseli e ngrirë:

-Vendosim kokrrat krah për krah në një tabaka alumini, të mbyllura me kapak të veçantë dhe i vendosim paraprakisht në frigorifer. 

-Pas rreth dy orësh, transferojmë në një qese frigoriferike. Në këtë mënyrë ato do të ngrijnë veçmas, nuk do të ngjiten së bashku dhe gjatë përdorimit mund të zgjidhen individualisht aq kokrra sa na nevojiten.

Lakrat e Brukselit dhe zierja me avull:

Për të gatuar lakrat e Brukselit në avull, ndiqen këto udhëzime:

Larja: Lajmë lakrat e Brukselit nën ujë të rrjedhshëm për të hequr çdo mbetje të papastërtisë. Heqim çdo gjethe të jashtme të dëmtuar ose të zbardhur.

Përgatitja me avull: Mbushim një tenxhere me rreth 2-3 centimetra ujë dhe e vendosim të vlojë. Këshillohet të zgjidhet një tenxhere mjaft të madhe për të mbajtur lakrat e Brukselit në një shtresë të vetme, pa i mbivendosur shumë. Në rast se nuk kemi, mund të përsërisim proçesin disa herë.

Vendosja e lakrave: Vendosen lakrat e Brukselit në koshin e avullit që i përshtatet tenxheres, duke u kujdesur që uji i vluar të mos prekë drejtpërdrejt lakrat. Mbulojmë tenxheren me kapak duke i lënë të ziejnë me avull për rreth 3-5 minuta, në varësi të madhësisë së lakrave dhe konsistencës së dëshiruar (duhet të bëhen të buta, por ende krokante).


Ftohja: Pasi kontrollojmë me majën e thikës dhe sigurohemi që janë gatuar, mund t'i ftohim më shpejt duke i zhytur në ujë të ftohtë, ose duke i kaluar nën ujë të rrjedhshëm të ftohtë. Kjo do të ndihmojë në ndalimin e gatimit dhe ruajtjen e ngjyrës së gjelbër të ndezur. 

Më pas, lakrat e Brukselit janë gati për t'u përdorur në recetat e preferuara ose për të filluar me proçdurën e ngrirjes.

Zierja në avull e lakërve të Brukselit është një mënyrë e shpejtë dhe e shëndetshme për të ruajtur shijen dhe strukturën e tyre. 
Mos harrojmë se koha e gatimit mund të ndryshojë pak në varësi të madhësisë së kokrrave dhe preferencave personale, ndaj këshillohet që të monitorohen gjatë gatimit për të marrë rezultatin e dëshiruar.