Si konservohet lulelakra?

10/06/2023

Lulelakra është e pasur me vitaminë C, acid folik, fibra, kalium dhe substanca me veti antitiroide.

Ruajtja e duhur e ushqimit na ndihmon të mos e shpërdorojmë atë dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.
 

Ruajtja e duhur e lulelakrës në frigorifer

Lulelakrat mund të ruhen në frigorifer, në ndarjen e perimeve, për 4-5 ditë. 
Rekomandohet vendosja e lulelakres së palarë brenda qeseve të posaçme për ruajtje në frigorifer.
Këto qese eleminojnë lagështinë e tepërt dhe ruajnë freskinë e perimeve për më gjatë.


Ruajtja e duhur e lulelakrës në ngrirje

Për të ruajtur sa më mirë lulelakrën në ngrirje, këshillohet ta gatuajmë paraprakisht. 
Lahet mirë nën ujë të rrjedhshëm, hiqen të gjitha gjethet, ndahet në lule. 
Gatuhet për rreth 3 minuta në ujë të bollshëm me kripë, më pas direkt vendosen në një tas në ujë dhe akull për të ndaluar gatimin. 
Kullohen sërish, i lemë të thahen dhe vendosen në qese/ kontenitorë ngrirës.
Lulelakrat e ngrira duhen konsumuar brenda 6-8 muajsh.