Si konservohet patellxhani?

patellxhani ruajtja e duhur
03/07/2023

Patëllxhani për shekuj me rradhë është identifikuar si i rrezikshëm dhe i pashëndetshëm. Konsumi i tij është përhapur pas viteve 1960. 
Kokrra vetë nuk ka vlera të mëdha ushqyese, por ka një lëkurë që duket se përmban nutrientë të dobishëm për mëlçinë, pankreasin, zorrët dhe sistemin kardiovaskular. 

Ruajtja e duhur e ushqimit ndihmon të mos e shpërdorojmë atë, dhe së bashku me ruajtjen e duhur ka edhe zakone të tjera të mira që duhet t'u përmbahemi për të luftuar çdo ditë mbetjet ushqimore.

Si të ruajmë patëllxhanin për më gjatë në frigorifer:

Patëllxhanët e mund të ruhen në frigorifer, në ndarjen e perimeve, për 4-5 ditë. Këshillohet vendosja e tyre brenda qeseve, të cilat falë mikrovrimave, eliminojnë lagështinë e tepërt dhe ruajnë freskinë e perimeve për më gjatë.

Hapi i parë për një konservim të mirë të patëllxhanëve të prerë, është larja e tyre me kujdes. Më pas i presim në feta, jo vetëm për lehtësi, por edhe që të mos zbuten brenda. Gjithashtu mund t'i presim në kubikë ose në dy pjesë përsëgjati nëse kemi planifikuar të gatuajmë patëllxhanë të mbushur në ditët në vijim. Mund t'i sperkasim me lëng limoni për të shmangur nxirjen e tyre dhe i vendosim në enë të mbyllura me kapak.

Si të ruajmë patëllxhanin për më gjatë në ngrirje:

Ngrirja e patëllxhanëve të pagatuar nuk rekomandohet, por është e mundur t'i ngrijmë të gatuara paraprakisht në skarë, ose mund të përgatisim tavën me patëllxhana.


Ngrirja e patëllxhanëve të pjekur në skarë:

-Gatuajmë patëllxhanët në skarë/grillë derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.
-I lëmë të ftohen plotësisht.
-I presim patëllxhanët në feta ose kubikë, në varësi të preferencës tuaj.
-Vendosim fetat ose kubikët e patëllxhanit në një tepsi ku kemi vendosur letër furre, duke u kujdesur që të jenë të ndara nga njëra-tjetra.
-Vendosim tepsinë në ngrirës për të paktën 1-2 orë, ose derisa të ngrijnë plotësisht.
-Transferojmë patëllxhanët e ngrirë në qese ngrirëse ose enë hermetike të destinuara për ngrirje.
-Sigurohemi që të mbyllim fort qeset ose kontenitorët për të parandaluar akumulimin e ngricave ose hyrjen e ajrit.
-Etiketojmë me datën e ngrirjes.

Patëllxhanët e pjekur në skarë mund të ruhen në ngrirës deri në 6 muaj.


Tavë patëllxhani për në ngrirje:

-Gatuajmë patëllxhanët në skarë/grillë derisa të zbuten dhe të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.
-I lëmë patëllxhanët e pjekur në skarë të ftohen dhe i presim në feta.
-Përgatisim salcë domate ose përdorim një salcë të gatshme sipas dëshirës.
-Në një enë vendosim një shtresë me patëllxhanë të pjekur në skarë, më pas i mbulojmë me salcën e domates dhe spërkasim me djathë të grirë parmixhano.
-Vazhdojmë derisa tava të mbushet, duke u kujdesur që të përfundojmë me një shtresë djathi sipër.
-E mbulojmë tavën me letër alumini dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 30-40 minuta.
-Heqim letrë dhe pjekim edhe për 10 deri në 15 minuta të tjera, ose derisa djathi sipër të jetë i artë dhe i shkrirë.
-Lejmë gatimin të ftohet mirë dhe e transferojmë në kontenitor për ngrirje. Mund të ruhen në ngrirje pë 2 muaj.
Para se ta konsumojmë tavën me patëllxhan
 e nxjerrim nga ngrirja dhe e vendosim të shkrijë në frigorifer gjatë natës ose për disa orë.
Ngrohnim sërish para se ta konsumojmë derisa të nxehet në mënyrë të barabartë dhe djathi sipër të shkrihet dhe të marrë ngjyrë kafe të artë.

Patëllxhani i gatuar pasi të jetë ngrirë, mund të ndryshojë pak strukturën, por do të vazhdojë të jetë i përshtatshëm për t'u konsumuar i sigurtë.