Si konservohet pula?

04/07/2023

Mishi i pulës është një burim i zakonshëm i proteinave në dietën e njeriut dhe ofron gjithashtu një sërë lëndësh të tjera ushqyese të rëndësishme. 

Vlerat specifike ushqyese të pulës mund të ndryshojnë pak në varësi të prerjes specifike, pjesës së pulës (pa lëkurë, me lëkurë, gjoks, kofshë) dhe mënyrës së përgatitjes.

Mishi i pulës është gjithashtu një burim i mirë i vitaminave dhe mineraleve, duke përfshirë vitaminën B6, vitaminën B12, niacinë, fosfor, selen dhe zink. 

Si të ruajmë pulën të freskët

Në frigorifer:

Pula duhet të ruhet në katet e frigoriferit ku temperatura është më e ulët (sipas llojit të frigori
ferit). Këshillohet që copat e pulës të ruhen në çanta që hapen dhe mbyllen me kursor. 
Sistemi praktik i mbylljes me rrëshqitës lejon përdorjen e sasisë së ushqimit për aq sa na nevojitet. 

Në ngrirës:

Përpara se të vendosim pulën në ngrirës: 
1. E pastrojme mirë duke hequr çdo pjesë të pangrënëshme qe te jetë gati per tu gatuar
2. E paketojmë në paketimin më të përshtatshëm, pasi ambalazhi e mbron ushqimin nga humbja e lagështirës ​​duke e penguar tharjen e tij.
Gjithashtu parandalon transmetimin e aromave dhe kontaminimin e kryqëzuar.
3. Shkruajmë datën e ngrirjes dhe përmbajtjen në paketim.

Këshilla rreth sigurisë ushqimore

Për të shmangur stimulimin e rritjes së baktereve dhe fillimin e procesit të dekompozimit, është thelbësore të mos e lemë pulën (si dhe çdo lloj tjetër mishi) në temperaturën e dhomës për një kohë të gjatë. 
Prandaj, vendosja e pulës në frigorifer do të jetë gjëja e parë që duhet bërë kur kthehemi nga supermarketi.


Nëse nuk kemi ndërmend ta gatuajmë pulën në një kohë të shkurtër, është më mirë ta vendosim në ngrirje dhe të mos e lëmë për një kohë të gjatë në frigorifer. 
Koha maksimale e qëndrueshmërisë në frigorifer para gatimit është dy ditë.


Përpara se ta vendosim pulën në frigorifer, sigurohemi që paketimi të jetë i mbyllur mirë, në mënyrë që të shmangim rrjedhjen e lëngjeve. Këshillohet që ta mbështjellim me film transparent edhe nëse është tashmë e paketuar.


Shkrirja e duhur e pulës është e një rëndësie të madhe. Pasi ta nxirret nga ngrirja, duhet të zhvendoset në frigorifer: nuk duhet lënë kurrë në tavolinë në temperaturën e dhomës. 

Duke vepruar kështu, procesi i shkrirjes do të jetë gradual dhe do të ruajë jo vetëm shijen, por edhe sigurinë e ushqimit. 

Për t'u siguruar që e kemi shkrirë mirë pulën në momentin e gatimit, e transferojmë nga ngrirja në frigorifer një ditë përpara se ta gatuajmë.


Si të dallojmë nëse pula është e freskët

Lëkura, nëse është e pranishme, duhet të jetë e hollë dhe elastike, e bardhë ose pak e verdhë, megjithëse ngjyra ndryshon sipas racës. 
Tek pulat e rritura në ambjent të hapur, lëkura është përgjithësisht më e errët. 
Mishi duhet të jetë i elastik dhe i butë në prekje, jo i qullosur.