Zgjedhja dhe ruajtja e duhur e qumështit formulë

24/06/2023

Ka situata shumë të veçanta në të cilat ushqyerja me gji nuk është e mundur dhe është e nevojshme të përdoret qumështi formulë për foshnjat, i quajtur edhe qumësht artificial, sepse prodhohet në mënyrë industriale. Është i disponueshëm në treg në formë të lëngshme ose pluhur.

Zgjedhja e formulës së duhur për bebe

Gjetja e formulës së duhur të foshnjës është thelbësore, pasi nuk ka asnjë opsion që i përshtatet të gjithëve. Individualisht foshnjat mund të përgjigjen ndryshe ndaj markave dhe llojeve të ndryshme të formulës, kështu që është thelbësore të zbulojmë se çfarë i përshtatet më së miri.

Formula mund të jetë në formë: pluhuri, koncentrat i lëngshëm ose gati për t'u konsumuar. Formulat me pluhur dhe koncentrat të lëngshëm kërkojnë përzierjen me ujë përpara se të ushqehen, ndërsa shishet e gatshme janë përgatitur paraprakisht.

Ndjekja e udhëzimeve të prodhuesit për përgatitjen e formulës është jetike. Hollimi i tepërt i formulës mund të zvogëlojë vlerën e saj ushqyese dhe të çojë në çekuilibër të elektroliteve. Nga ana tjetër, pak ujë mund të jetë i dëmshëm për organet delikate të foshnjës. Prioriteti i përgatitjes së sigurt dhe të duhur të formulës siguron që fëmija të marrë ushqimin që i nevojitet.

Faktorë thelbësorë për t'u konsideruar:

1. Përqendrohemi në shqyrtimin e listës së përbërësve, veçanërisht të përbërësve të parë.

Lloji i proteinës në formulë luan një rol të rëndësishëm në tretje. Në shitje gjënden formula të bazuara në qumështin e lopës, qumështin e sojës ose qumështin e dhisë. Formulat standarde me qumësht lope ose qumësht soje përmbajnë proteina më të mëdha, të cilat mund të jenë më sfiduese për disa foshnja për t'u tretur. Përndryshe, formulat e proteinave të hidrolizuara pjesërisht dhe plotësisht kanë proteina më të vogla, të ngjashme me ato që gjenden në qumështin e gjirit. Këto shpesh etiketohen si "të buta" ose "hipoalergjike". Formulat e proteinave plotësisht të hidrolizuara zakonisht rezervohen për alergji të rënda ose probleme të tretjes, kështu që është thelbësore konsultimi me mjekun tuaj përpara se të zgjidhet kjo lloj formule.

Lloji i karbohidrateve të përdorura është një tjetër konsideratë e rëndësishme. Llojet kryesore përfshijnë laktozën (që gjendet në qumësht, duke përfshirë qumështin e gjirit), saharozën (sheqerin e tryezës) dhe glukozën (shurup misri, shurup orizi kafe, shurup glukoze dhe maltodekstrinë).

2. Përpara blerjes, inspektojmë kontenitorin e formulës për ndonjë shenjë apo dëmtim. 

3. Është e domosdoshme të qëndrojmë të informuar për tërheqjet e produktit nga tregu dhe të kontrollojmë datën e skadencës përpara se të përdorim formulën, veçanërisht nëse kemi një rezervë të grumbulluar.

4. Sigurohemi që të lexojmë dhe ndjekim me kujdes udhëzimet e përgatitjes, veçanërisht nëse po kalojmë në një formulë të re ose po kalojmë nga një formulë amerikane në një formulë evropiane, ku njësitë matëse mund të ndryshojnë.

5. Gjithmonë kërkojmë këshilla nga pediatri jonë i besuar, nëse po mendojmë përdorimin e një formule të veçantë, nëse kemi ndonjë shqetësim në lidhje me zgjedhjen e formulave apo këshillim për krahasimin e tyre. 

Qumësht formulë pluhur apo i lëngshëm?

Të dy formulimet janë ekuivalente nga pikëpamja ushqyese, por jo nga pikëpamja higjienike.
Në fakt, qumështi i lëngshëm është më i sigurt sepse është steril, ndërsa qumështi pluhur mund të përmbajë mbetje të florës mikrobike.

Në disa raste, disa mikrobe të rrezikshme mund t'i mbijetojnë procesit të prodhimit industrial dhe të gjenden në qumështin pluhur i cili, nëse nuk përgatitet dhe ruhet siç duhet, mund të jetë i dëmshëm për shëndetin.
Për këtë arsye është e rëndësishme të njihet mënyra e duhur e përgatitjes dhe ruajtjes në mënyrë që të shmangen rreziqet për fëmijën.

Vitet e fundit, siguria e qumështit pluhur është kthyer në vëmendje pas episodeve të kontaminimit mikrobiologjik të disa formulimeve dhe Ministria e Shëndetësisë Italiane ka nisur një sërë vlerësimesh teknike, të cilat kanë konfirmuar rëndësinë e disa rekomandimeve.
Nëse respektohen rregulloret, mundësohet reduktimi i mundësisë së zhvillimit të florës mikrobike (ajo që mund të shkaktojë sëmundje).

Përgatitja e qumështit pluhur:

Për të përgatitur siç duhet qumështin pluhur është thelbësore që:

-Të lahen duart me ujë dhe sapun përpara se të fillohet me përgatitjen.

-Të vendoset të zjeje uji që do të përdoret për të tretur pluhurin, edhe nëse është ujë në shishe dhe jo rubineti.

-Shtohet pluhuri në ujë kur ky i fundit të arrijë një temperaturë prej rreth 70°C. Mjafton të qëndrojë në temperaturën e dhomës, jo më shumë se 30 minuta pas zierjes. 
Tretja e pluhurit me ujin në temperatura më të larta mund të shkaktojë humbjen e disa lëndëve ushqyese, ndërsa tretja e tij me ujë në temperatura më të ulëta nuk garanton të njëjtën siguri higjieno-sanitare.

-Vazhdohet sipas instruksioneve në paketim, duke përdorur shishe apo biberonë të pastruara më parë me kujdes

-Eliminohet çdo mbetje pas çdo ushqyerje



Kur jemi larg shtëpisë për përgatitjen më të lehtë të qumështit, mund të merret me vete:

-Sasia e matur e qumështit pluhur në një enë të vogël, të pastër dhe të thatë
-Një termus me ujë të zier më parë dhe të mbajtur rreth 70°C
-Një shishe/biberon bosh, e sterilizuar dhe me kapak.

Pasi përdorim të gjithë përbërësit, nëse mbetet qumësht pluhur, nuk duhet hedhur përsëri në kontentitorin e formulës.

Nëse vërtet nuk është e mundur që të ndiqen udhëzimet e mësipërme, mund të përgatitet biberoni me qumësht në shtëpi me shumë kujdes dhe të ruhet:



Kur është e nevojshme ngrohja e biberonit tashmë të pregatitur, duhet bërë duke e vendosur biberonin në një enë me ujë të ngrohtë dhe jo në mikrovalë, sepse ngrohja e pabarabartë e marrë në mikrovalë mund të shkaktojë djegie në gojën e fëmijës.
  • Në temperaturën e dhomës jo më shumë se 2 orë
  • Në cantë termike me akull, jo më shumë se 4 orë
  • Në frigorifer jo më shumë se 24 orë.
Burimi: Audit dell'Igiene degli Alimenti