Zinxhiri i ftohjes nga prodhuesi në shtëpi

zinxhiri i ftohjes
29/06/2023

"Zinxhiri i ftohjes" është cikli nëpër të cilin kalojnë të gjitha produktet ushqimore dhe farmaceutike nga prodhuesi tek konsumatori, duke ruajtur një temperaturë konstante. 

Kjo ruan cilësinë, higjenën dhe sigurinë. Ruajtja e duhur është thelbësore për shëndetin tonë, na lejon të garantojmë vetitë organoleptike të ushqimit (shijen, aromën, pamjen, konsistencën) dhe të ruajmë karakteristikat e tij ushqyese.

Zinxhiri i ftohjes i produkteve të frigoriferit dhe rëndësia e tij

Është thelbësore të kontrollohet temperatura, gjatë të gjitha fazave të zinxhirit, pasi thyerja e zinxhirit të ftohjes shkakton përkeqësimin e produktit dhe zvogëlimin e kohëzgjatjes së vlefshmërisë së tij. 
 
Qëllimi është të zvogëlohet rreziku i goditjes termike, e cila mund të ndryshojë vetitë organoleptike të ushqimit ose ilaçit.

Por, kush është përgjegjës për mbajtjen e temperaturës së pandyshuar të produktit, në të gjitha fazat nga prodhimi deri tek konsumimi?

Bazuar në llojin e produktit, është përgjegjësi e prodhuesit të sigurojë që temperaturat ideale dhe kushtet higjienike të ruhen në çdo paketim dhe kontenitor ku është ruajtur produkti. 
Në fazën e transportit të mallrave që prishen janë të përfshirë prodhuesi, transportuesi me mjete të pajisura me ftohës, mbledhësit me e pikave me shumicë, marketet, blerësi dhe në fund konsumatori.

Pavarësisht rregulloreve të shumta europiane lidhur me sigurinë e produkteve dhe mbetjeve ushqimore, sekuestrohen shpesh tonelata ushqimesh apo barnash prej miliona eurosh, në kushte të këqija higjeno-sanitare, të ruajtura në mjedise të papërshtatshme.

Siguria Ushqimore dhe menaxhimi i ushqimit në shtëpi

Menaxhimi korrekt i ushqimit në shtëpi nuk duhet nënvlerësuar sepse, që nga momenti i blerjes, siguria ushqimore varet nga ne. 
Një ushqim i blerë dhe i transportuar në shtëpi në mënyrë korrekte dhe më pas i trajtuar dhe i ruajtur mirë na mbron nga sëmundjet e mundshme që vijnë nga ushqimi.

Për të rritur sigurinë ushqimore, duhet nisur nga një zgjedhje e mirë e lëndëve të para gjatë blerjes dhe sigurimi i temperaturës së duhur të ruajtjes deri në shtëpi duke përdorur çantat termike, për të garantuar kështu ruajtjen e “zinxhirit të ftohtë”.

Prandaj, do të jetë e nevojshme që produktet e ngrira apo të gjëndura në frigoriferë, t'i lemë për në fund të blerjes dhe t'i vendosim sa më shpejt në çanta termike për të minimizuar kohën e ekspozimit ndaj temperaturave të ambientit. 

Ushqimi duhet të transportohet në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vendoset në frigorifer ose mundësisht në ngrirje (temperaturat e ftohta nuk vrasin mikroorganizmat, por bllokojnë rritjen e tyre).

Ruajtja në frigorifer e kategorive të ndryshme ushqimore:

Produktet, që duhen mbajtur në frigorifer rregullohen në enë të pastra ose në ambalazhin origjinal, ku shënojmë datën e skadencës dhe informacione të dobishme për ruajtjen e tyre.

Mishi dhe peshku duhet të ruhen në pjesën më të ftohtë, zakonisht në ndarjen e ndërmjetme, menjëherë mbi sirtarin e perimeve. 
Mishi ka kohë të ndryshme ruajtjeje në varësi të llojit, të prerjes dhe përbërjes:
ProduktiKonsumimi
Mishi i grirëTë konsumohet brënda 24 orëve
Mishi i pulës, Mishi i gjelit të detitTë konsumohet brënda 48 orëve
Mishi i freskët i ruajtur në frigoriferTë konsumohet brënda 3 ditëve
Peshku i larë dhe i pastruarTë konsumohet brënda 24 orëve
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë

 

 

Veza dhe produktet e qumështit

Pjesa e sipërme e frigoriferit me temperaturë zakonisht 4-5°C, është e përshtatshme për vezë, produkte qumështi, ëmbëlsira me bazë pane etj. 

Qumështi duhet konsumuar brenda datës së skadencës dhe në çdo rast brenda 2-3 ditëve nga hapja e paketimit.

Vezët duhet të ruhen gjithmonë në frigorifer dhe të konsumohen jo më vonë se data e treguar.

Djathërat duhet të mbrohen me letër dhe të vendosen në enë të posaçme.

Sallamrat duhet të lihet në paketimin e tyre dhe mundësisht të vendosen në enë hermetike të mbyllura mirë, për të shmangur kontaminimin e kryqëzuar me produktet e tjera.

Frutat dhe Perimet

Perimet dhe frutat, ende të pa lara, duhet të ruhen në pjesën e poshtme në një temperaturë më të lartë (7-10°C) dhe të konsumohen shpejt për të shmangur përkeqësimin. 

Preferohet që frutat dhe perimet të lahen vetëm para konsumimit, sepse uji në sipërfaqe favorizon zhvillimin e mikroorganizmave dhe një ndryshim kimik.

Frutat dhe perimet e papjekura duhet të ruhen në temperaturën e dhomës.

Pijet

Raftet brenda derës së frigoriferit janë pikat më të nxehta dhe janë të destinuara për produkte që kanë nevojë vetëm për ftohje të lehtë (p.sh. pije joalkoolike, gjalpë).

Këshillat dhe Sugjerimet

Këshillohet që ushqimet e blera më së fundmi, të vendosen pas atyre që janë tashmë në frigorifer dhe të konsumohen ushqimet që janë vendosur të parat (First-In-First-Out). 
Ky sistem do të sigurojë konsumimin e ushqimeve para datës së skadencës dhe reduktimin e mbetjeve.

Është e rëndësishme që ushqimet e gatuara të ftohen plotësisht përpara se t'i vendosim në frigorifer, duke u kujdesur që të mos qëndrojnë në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë.

Ushqimet që nuk prishen

Ushqimet që nuk prishen (miell, oriz, bishtajore të thata, drithëra etj) mund të ruhen në temperaturën e dhomës, mundësisht në një vend të freskët dhe të thatë, në një temperaturë jo më shumë se 20°C, larg dritës, pluhurit dhe lagështisë, larg burimeve të nxehtësisë dhe në pako/ kontenitorë të mbyllura mirë.